Dy fjalë për Vasfie Krasniqin: Motër e dashur, mos fol për nder me kopilat e Serbisë

Lexova një reagim të deputetes së Kosovës Vasfie Krasniqi një nga grate më guximtare dhe integritet të racës shqiptare, që denoncoi boterisht përdhunimin e grave nga serbët në Kosovë. Fliste për nderin një nga virtytet me të çmuara të shqiptarëve. Reagim shumë i drejtë por në adresë të gabuar .
E dashur motër !
Këta që ftojnë Bregoviçet nuk kanë, e as e njohin nderin si cilësi njerëzore , shqiptare jo e jo .
Kjo histori nuk fillon sot por që në vitin 1941 kur këta u vunë në shërbim te sërbeve .
Kryen krime ndaj shqiptarëve si ata dhe për ata në Shqipëri e Kosovë. Morën pjesë në Masakrën e Tivarit në vitin 1945, varën, pushkatuan, burgosen, internuan, persekutuan, e pëdhunuan mijra shqiptarë patriotë.
Në fillim tentuan te bashkonin Shqiperinë me Jugosllavinë ta shuanin fare si shtet dhe komb. Për 45 vjet diktaturë komuniste kishin një marrveshje me Jugosllavinë (UDB) ku shkëmbenin të arratisurit, ata qe vinin nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas, dhe ata që mbanin i burgosnin e internonin ose i kthenin në spiunë. Bënë çdo gjë të keqe kundër shqiptarëve kudo që ishin.
Komunistet shqiptarë vunë gjithçka që kishin edhe gratë në dispozicion të serbëve vetëm për pushtetin e tyre.
Përdhunimin nga serbët kur në kufi çonin gratë vetë, atyre nuk e konsiderojnë çnderim përkundrazi . Ka me dhjetëra prova historike e aktuale që e vërtetojnë këtë, por kjo foto poshtëruese ku kjo vajzë komuniste shqiptare, i mban kalin Miladin Popoviçit flet vetë.
Ata që ftojnë bregoviçet, vuçiçët dhe gjithë përdhunuesit e tjerë të shqiptarëve, nuk janë shqiptarë por kopila të Serbisë.
Ajo që fton Bergoviçin nuk eshte Korca jote, Korça jonë. Është Korça e kopilave të Serbisë. Korça jonë, e patriotëve e shqiptarëve, e njerëzve normalë, ka vuajtur e vuan njëlloj si ne prej kopilave te Serbisë. Prandaj kur flisni për krime serbe ndaj shqiptarve llogarisni edhe ato te komunistëve në Shqipëri, se për llogari të tyre janë bërë. Reagoni në të njëjtën mënyre edhe kur në Kosovë lavdërohet Enver Hoxha e të tjerë komunistë shqiptarë, gjysma e kombit është dënuar prej tyre për llogari të serbëve.
Komunistet shqiptarë dhe serbët janë e njëjta gjë, jo vetëm politikisht. T’iu flasësh komunistëve shqiptarë për krime e çnderime të serbëve eshte një soj si të akuzosh vetë këta, pasi edhe këta kanë bërë të njëjtën gjë me gjysmën e shqiptarëve këtej kufirit.
Ne prej 75 vitesh po vuajmë pasojat e pushtetit te kopilave të Serbisë.
Është shumë e rëndësishme që ju në Kosovë ta kuptoni këte që të orientoheni më drejtë në reagimet e qëndrimet tuaja. Mblidheni mendjen, motër e dashur, kur komunikoni me komunistët e pinjollët e tyre në Shqipëri, keni të bëni me kopilat e Serbisë