Dy fjalë për Bashën, lëngaraqët rreth e rrotull dhe hallin e madh të PD-së

Nga Nebil Çika

Sesioni i ri politike ka nis me një fushatë te fortë anti-bashsitëve në PD dhe rrotull sajë. Shumica prej tyre ,pa i hyre ne thelb analizave te argumenteve dhe akuzave ndaj Bashes janë te pa besueshëm sepse jo vetëm qe nuk kane asnjë lidhje me parimin e moralin  por vete ,,për atë qe përfaqësojnë ,kanë qenë apo jane pjese e problemit te madh ne PD. Shumica e tyre kane “te drejte” qe sulmojnë z Basha pasi ishte pikërisht ky qe kundër vlerave qe mbartnin pa asnjë lidhje me te djathtën dhe ne pa pajtueshmëri me opinionin e anëtarësisë dhe mbështetëseve te PD-se i promovoi ata si figura kryesore politike e elektorale. Kjo është një histori qe përsëritet me vite ne PD dhe shkak është mungesa historike e aktuale e qartësisë ideologjike dhe moralit politik ne parinë qe ka mare e administruar votën e te djathtës qe nga viti 1992 pa munduar ta përfaqësojë dot atë . Kjo pamundësi përfaqësimi është sot thelbi i asaj qe po ndodh ne PD njëherazi dhe hisja e përgjegjësia e PD ne krizën e përgjithshme politike ne vend . PD ka vetëm një mundësi mbijetese politike e elektorale : te behet e djathte . Sot pas 29 vitesh ekzistence politike rrëshqitja gjithmonë e me majtas rreziku me i madh i saje ! Vetëm orientimi i djathte ne filozofi politike , program elektoral dhe përfaqësim politik mund ta ri ngrejë atë . Por pikërisht ketë nuk e kane kuptuar ose nuk duan ta kuptojnë si Basha ashtu edhe shumica kritikeve te mërzitur prej tij ne PD qe merren me cic- mice banale e jo me thelbin e problemit . Ky debat dhe kjo retorike politike janë si te rrahesh . E djathta shqiptare ka 75 vjet e pa përfaqësuar. Shqiptaret kane 75 vjet pa një alternativë te djathtë . PD deri tani e ka pasur dhe e ka humbur shansin për te qene alternativë dhe përfaqësuese e te djathtës. Një ndryshim i priteshim kursi, qofte edhe për pragmatizëm politik e liderisipit Basha nuk erdhi dot, te paktën deri tani po me sa duket është ai nuk e konsideron fare rëndësinë e linjës ideologjike ne PD. Nuk duhet ndonjë shpikje e madhe as i kërkohet ndonjë sforcim jashtë mundësive ,vetëm te afrohet në linjë me te djathtën euroatlantike . Modele ka sa te duash . Viktor Orban i Hungarisë është shembulli më i mire . Suksesi i tij elektoral është linja e filozofia politike e djathte. Teoria qe shqiptaret janë te majte është justifikimi për mungesën e një alternative te djathë ne Shqipëri . Shqiptaret thjeshte nuk e dine, nuk e kane provuar për katër a me shume breza te mirën qe vjen nga alternativa e djathte politike .Po t’iu jepet një here kjo mundësi, ashti si te ngjashmit tanë hungareze nuk kemi për te hequr dore për një kohe te gjate prej saje .Mendoj se rreziku Bashës nuk i vjen nga këta lëngaraqet politike e mediatikë që mërziten e me te dhe e shajnë sa here ai nuk ua var e rikthehen tek ai e i lëpihen sa here ua var. Rreziku e halli i madh real për te dhe PD është pamundësia për te përfaqësuar te djathtën apo edhe me keq, mungesa e vullnetit politik për ta bërë këtë.