Dy fjalë për ata që falen të premtet në xhami!

Nga Roland Bejko

Ata djemtë shkojnë në xhami thjesht për qejfin dhe shpirtin e tyre. Falen çdo të premte. Nuk bezdisin askënd. Edhe pse mbi supet e tyre nuk kanë asnjë akuzë apo mëkat nga ato të tipit “korrupsion i qënësishëm, pengim të demokracisë apo favorizim të familjes dhe aleatëve të vet politikë me benefite pushteti”, sepse asnjë ditë nuk kanë qenë në qeverisje para 2013, ata prap falen. I falen zotit, jo idhujve të remë që konkurojnë zotat.
Ata nuk kanë mbi supet e tyre asnjë abuzim me fondet publike, as para të futura në perandoritë e oligarkëve, as bashkëpunim me krimin e organizuar.
Ata jetojnë në mënyrë modeste, shumica në shtëpi me qera, dhe prap janë të lumtur. Janë të lumtur se në faqet e murreve të shtëpive të tyre modeste, kanë bibliotekë, kanë libra, kanë mend, kanë kulturë. Ndaj ata shkojnë në kusha dhe xhami e falen. Falenderojnë zotin që i ka bërë kaq të mirë. Falenderojnë zotin që u ka dhënë mendjen e hajrit. Se tek e fundit nuk i kanë borxh askujt. Gjithçka e kanë nga vetja dhe nga zoti. Ata besojnë në zot, familje, atdhe!
Ata shkojnë në kisha dhe xhami çdo të premte, të qetë. Pa peshën e fajit mbi supe, se të paktën nuk kanë prishir kisha dhe xhami si ata që sot ndjekin pas me ulërima e çkulje flokësh floktoren. Ata falenderojnë zotin që nuk i bëri bij të revolucionit famëkeq “kukturor” që në emër të emancipimit shoqëror rënuan institucionet e besimit me tritol, kazma e lopata.
Ata falen e do fale, fladin e do flasin, si njerëz të lirë, jo si mercenar të paguar nën vëzhgimit e syrit të së keqes, sepse ata nuk janë punistë.
Ata e pranojnë të ndryshmin. Për të dobëtin u vjen keq, dhe si besimtar që janë, duan ta ndihmojnë.
Duan ta ndihmojnë duke i treguar me modesti rrugën e zotit.
Por kur ai nuk i kupton, bën sikur nuk i kuoton, dhe i sulmon nisur nga halli që ka, ata thjesht e mëshirojnë dhe vazhdojnë rrugën e tyre.
Të dobëtin, zoti e ndihmoftë për t’i qetësuar mendjen dhe shpirtin e trazuar.
Amin!🙏🙏🙏