Durchfall Botschafter!

nga Agim Popoci
Rama Ik! Po bërtiste njëri nga fëmijët me prindin për dore ndërsa po kalonte nga pazari, ku dhe u shpërblye nga mamaja me 2-3 të rëna në qafë dhe ca qortime. Duke rrufitur kafen e mëngjesit, ca prej tyre këtë ulërimë fëmije me çantë në krah e shoqëruan me të qeshura. Gazeta më kishte mbërthyer me një çmenduri të hedhur në letër, por dialogu i një çifti polak që kisha pranë, polak të paktën nga të folurit, më tërhoqi vëmendjen:
-Kim jest Rama?! /Lexo shqip: Kush është Rama?!/
-Nie wiem! Może piłkarz… /Lexo shqip: Nuk e di! Ndoshta një futbollist…
-Zaskakujące! Dlaczego ją uderzył?! /Lexo shqip: E habitshme! Pse e goditi?!/
-To było wycie! /Lexo shqip: Ishte një ulërimë!/
Ky ishte emocioni i tërë që një të huaji i ngjalli “Rama ik!” Por kjo nuk ndodhi një ditë më parë edhe me Durchfall Botschafter, Bernd Borchardt, të cilin OSBE e ka dërguar në Tiranë si drejtues i misionit!
Diplomacia nuk e sqaron ngritjen e gishtit të mesit nga Durchfall Botschafter përballë grave që kërkojnë lirimin e burrave të arrestuar, vetëm pse dëgjojë ulërimën “Rama ik!” Por, mjekësia po!
Fillimisht për të sqaruar Durchfall Botschafter dhe lexuesit e irrituar ose jo nga veprimi i këtij Botschafteri, se Prezenca në Shqipëri është një mision i OSBE-së në terren me seli në kryeqytetin Tiranë. Prezenca drejtohet nga Ambasadori Bernd Borchardt, nga Gjermania, dhe ka një staf prej 20 punonjësish ndërkombëtarë dhe 62.5 punonjësish vendas. Buxheti i saj për vitin 2016 ishte 2 907 900 euro, thuhet në webin e kësaj Prezence në gjuhën shqipe, por jo edhe për vitin 2019.
Mandati i Prezencës është të asistojë Shqipërinë në zhvillimin e institucioneve demokratike të efektshme dhe të promovojë shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut në vend. Ajo e bën këtë përmes një sërë nismash për reforma ligjore dhe administrative, përmes veprimtarive që synojnë luftën ndaj korrupsionit dhe trafikimit, si dhe përmes programeve për të zhvilluar median në vend, për të mbështetur shoqërinë civile dhe për të trajnuar punonjësit e policisë dhe të doganave.

Por, pavarësisht buxhetit 3 ose 6 milionë euro, Durchfall Botschafter në asnjë rast, nga mandati që i jep OSBE, nuk i lejohet të ofendoj njeri, por situata rëndohet edhe më shumë kur ai i ngre gishtin e mesit një grupi të femrave shqiptare ndërsa është i shoqëruar nga një femër shqiptare, përkthyese në këtë rast, pa e kundërshtuar; Dhe OSBE është në Shqipëri për të zhvilluar institucionet demokratike të efektshme dhe të promovojë shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut në vend.
Pse sillet kështu Durchfall Botschafter? A është i krisur?!
Nuk mund të jetë i krisur sepse po të ishte i tillë do të shoqërohej dhe do ta kishte mik Spartak Ngjelën dhe jo Kryeministrin e Shqipërisë, që në këtë rast është Edi Rama. Dhe, pikërisht kjo miqësi jep dhe përgjigjen për sjelljen e Durchfall Botschafter!
Meqë përgjigjen për sjelljet e Ambasadori të OSBE-së nuk e jep diplomacia, si ajo perëndimore ashtu edhe ajo lindore, e jep shkenca ose më saktë mjekësia, dhe si i tillë ai nuk mund të jetë ndryshe veçse Durchfall Botschafter /Lexo shqip: Ambasador i diarresë/ .
Diarrea është një emocion i papritur, një korrent ajri në bark, një vakt i ngrënë me nxitim ose tepër i bollshëm e i patretshëm dhe menjëherë zorrët ngrenë krye dhe s’binden: nga të qeta dhe të rregullta që ishin, papritur dhe pikërisht kur është më e papërshtatshme, bëhen kërkuese dhe gati agresive: kudo dhe në çdo mënyrë duan të lirohen dhe mjerë ai që u reziston! Shpesh të izoluara, nganjëherë të shpeshta, por të çrregullta, nganjëherë të zakonshme dhe të lidhura me vaktet, me ushqime dhe pije të caktuara (si qumështi), “krizat e diarresë” janë shpesh nga më të mërzitshme.
Ai që e njeh veten mirë shpesh e përcakton origjinën e krizës së diarresë dhe shpesh e parandalon atë. Të tjerë kanë nevojë për ndihmën e mjekut që të bashkëpunojë dhe me eksperiencën e tij t’i sqarojë për këtë simptomë patologjike kaq të komplikuar dhe të pabesë.
Në rastin e Ambasadorit të OSBE në Shqipëri, Durchfall Botschafter, shihet qartë se e njehë jo vetëm veten mirë por edhe shefin që ka këtu, e që më nuk është i përfoluri por i konfirmuari, Edi Rama.
Vetëm kriza e diarresë mund ta arsyetoj Ambasadorin Bernd Borchardt të sillet si idiot me gratë të cilat me familjarët e tyre po protestojnë për shtëpitë e tyre që do të shemben për një projekt korruptiv, për të cilin Ambasadori Borchardt heshti edhe kur u konfirmuan parregullsitë nga vetë Drejtori i ARRSH-së. Heshti edhe për ndryshimet në Kodin Penal, për të drejtën e protestës, por këto mbase nuk kanë të bëjnë me diarrenë por që dje konfirmuan se kemi të bëjmë me ndryshime që nuk kanë efekt kur shkelen të drejtat e njeriut nga vetë shteti.
Dhe, për ta kuptuar sjelljen e Durchfall Botschafter, shkenca thotë se “diarrera emotive” verifikohet më lehtë tek personat fizikisht të shëndoshë, por me sistem nervor pak të dobët. Gjatë bombardimeve luftarake, kur ka katastrofa kolektive, kur kemi ndonjë provim për të marrë patentën, kur presim përfundimin e një gare sportive apo të zgjedhjeve, kur presim të na thërrasë eprori, shumë persona reagojnë me një shqetësim zorrësh; këto të fundit veprojnë si rrufepritës ku shkarkohet gjithë tensioni nervor; psikologët flasin në këtë rast për “heqje qafe” nga pacienti i situatave të këqija për të; kemi të bëjmë, shkurt me një simbolizëm ku të dalat jashtë identifikohen me të keqen që duam të shmangim.
Ndoshta kjo është dhe e papritura që i erdhi Durchfall Botschafter, kur dikush ulëriti “Rama ik” dhe ai nuk e kishte mamanë që ti binte në qafë, dhe i vajti në mendje se çfarë do të bëjë nëse e thërret eprori.
A e ka thirrë Kryeministri Edi Rama, pas ulërimave “Rama ik!”, Durchfall Botschafterin, nuk dihet por që është kënaqur me përdhosjen që ky Ambasador i bëri femrave shqiptare, kjo nuk do koment. Ekstazë e gjallë të cilën nuk ia ofron as marijuana e Sajme Qorrit e as kokaina e Ekuadorit!