“Dukej sikur kërkonin gjak”/ Deputetja dhe anëtarja e Kryesisë së PD rrëfejnë momentet e frikës në protestën e të shtunës: Ishte një sulm i mirëmenduar për dhunë

Me frikë dhe panik i kanë përjetuar momentet e dhunës gjatë protestës së të shtunës deputetja Eralda Tase Bano dhe anëtarja e Kryesisë së PD-së Taulanda Jupi, të cilat gjendeshin ne sallën e mbledhjeve ne takimin me kryetarin Basha. Ato shprehet se turma ndahej në demokratë që nuk u përfshinë në agresion, dhe në ata që kishin ardhur më qëllimin e qartë për të sulmuar dhunshëm.

Sipas tyre momentet më të vështira ishin kur protestuesit rrëzuan një nga dyert që të çonte në katin e dytë të ndërtesës, për shkak se nësë mbështetësit e Berishës do gjendeshin përballe tyre, situata do të shkonte edhe më keq.

Dhuna e ushtruar gjatë protestës janë përjetuar shumë rëndë edhe nga familjarët e të gjithë atyre ishin brenda selisë

Taulanda Jupi ka një keqardhje për fundin politik të Sali Berishës.