Drita fiton dhe ka fitue gjithmonë mbi errësinen!.

 

Nga Filip Guraziu

 

LETER E HAPUN DREJTUE PROFESORIT AGRON TUFA.

Shumë i nderuem Agron Tufa,
s’pari due me ju urue shëndet e e lumtuni së bashku me familjen tande kudo që ndodheni në ket moment..
Lajmi i largimit tuej drejt Svicrës, si reagim i ligjshëm kundër kërcnimit familjar prej falangave të kuqe terroriste me dha nji shije idhnimi mbrenda shpirtit tim… !.
Ende sot nuk mund të mësohem me faktin ( shpresoj të përkohshëm) që nuk mund të komunikoj me ju prej afër si ma parë dhe që nuk kam me pasë ma kënaqëinë e të qenunit së bashku në shumë aktivitete të ” Pro kujtesës historike të krimit komunist” ku prezenca dhe fjala e juej jepte shpresë dhe optimizëm për nji të ardhme ma të mirë të popullit shumëvuejtun shqiptar prej kriminelave komunistë.

Gjej rastin me ju shprehë publikisht mirënjohjen time dhe të Shoqatës antikomuniste Shkodër si n/Kryetar i sajë, për punën e madhe që Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit nën drejtimin tuej, realizoi në tetë vitet e kalueme, për dokumentimin e krimit komunist.
Publikimet e shumta në të cilat paraqiten fakte të pakundërshtueshme të krimit komunist ( të bazueme në Arkiven Qëndrore të Shtetit Shqiptar ) ku cilësohen me emen dhe mbiemen edhe ato kriminelë që i urdhnuen ato krime, përbajnë nji faqe të re të historisë shqiptare me shumë vlerë për edukimin e e brezit të ri me ” Kujtesen historike të krimit komunist” .

Falangat e kuqe terroriste enveriste janë pjesë e errësinës, ku ngjyra e kuqe asht transformue në të zezë, ato i friksohen dritës, i friksohen së vertetës.
Ato janë pjellë e mashtrimit dhe terrorit ma të ndytë që ka njohë populli shqiptar ndoj herë. Pasardhësit e tyne mbrojnë, gëzojnë dhe jetojnë ende sot me ” lavdinë ” e krimit kundër pafajsisë sepse, ndër të tjera, ato trashëgojne edhe “djallin e kuq” në DNA e tyne !

Drita fiton dhe ka fitue gjithmonë mbi errësinen!.
E verteta fiton dhe ka fitue gjithmonë mbi mashtrimin!.
Liria ka fitue dhe fiton gjithmonë mbi dhunën!.
Kjo asht e verteta që na e mëson jeta!.
Nuk e lot as ” topi” e as ” raketa”!.

Pra prof Agroni, ideali që ju me aq zgjuersi, kulturë, tolerance dhe trimni e mbrojtët dhe jam plotësisht i sigurtë që do të vazhdoni ta mbroni kudo që të jeni, asht fitimtar!.
Kontributi i juej dhe i shokëve të Institutit nuk shkon dhe nuk ka si me shkue dam.
Rrezet e se vertetës, janë si rreze dielllore që fekondojnë çdo qelizë të jetës njerëzore, ato janë dhe do të jenë ushqim BIO për edukimin atdhetar dhe demokratik të brezit të ri shqiptar!
Paç fat në jetën tande së bashku me familjen sepse e meriton!.
Bekimi i Zotit do të jetë gjithmonë me ju!.
Përqafime prej nji miku që të respekton fort!.
Filip Guraziu.