Drejtohen nga autoret e krimeve komuniste ! Ja pse nuk reagojnë institucionet ndaj arratisë së Agron Tufës

Nga Nebil Çika

Lexova një shkrim te Fran Shkrelit i cili mu duk i revoltuar: pse institucionet shqiptarë nuk reagojnë ndaj kërcënimit te jetës  qe coi ne arrtine nga vendi te Agron Tufës . Eshtë shume e qarte o zotëri ! Drejtohen nga autore te krimeve te komunizmit zbardhja e te cilave është Edhe shkaku kryesor kërcënimit te jetës se argonit. Parlamenti ka kryetar Gramoz Rucin ministrin e fundit te brendshëm te diktaturës komuniste fotoja e te cilit ndodhte ne muzeun e krimeve te komunizmit si një prej autorëve kryesor te tyre M. Kështu janë shumica e tyre .
Shkreli e shtrinte me tutje habinë e tij ! Kërkonte te dinte pse nuk reagon Shoqëria Civile dhe merrte si shembull Komitetin Shqiptar te Helsinkit . Po edhe ky nga autore te krimeve komuniste drejtohet o Zotëri . Ish drejtoresh e tij Vjollca Meçe është objekt i drejtpërdrejtë i një pre krimeve te tmerrshme komuniste te zbardhuar e te publikuar nga Agron Tufa ; Grabitjen e foshnjave te te përndjekurve politike dhe marrjen e gjakut për ti dhënë diktatorit .

Ja çfarë ka publikuar kohe me parë Agron Tufa, drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, lidhur me rrëmbimin dhe zhdukjen e një fëmije 4 vjeçar në Berat, në kohën e diktaturës.
Tufa i referohet rrëfimit të një nëne, të internuar, që u thirr në Komitetin e Partisë së Beratit nga kryetarja e asaj kohe, Eemine Guri, ndërsa historia është rrëqethëse.

/
Fëmijën e kishin rrëmbyer, e kishin sjellë në Tiranë, dhe një ditë pasi i kishin marrë gjak, ai kishte mbyllur sytë.

“Një dite të mjegullt vjeshte të vitit 1991, një grua e panjohur trokiti në portën e kasolles sime.

– Zonjë, – më foli. – Ti nuk më njeh. Unë jam Afërdita nga Përmeti, një kushërirë e dytë e dajove të tu. Kam ardhur të të them diçka, e cila duhet të groposet midis nesh.

Përndryshe, po ma nxore emrin, unë bashkë me burrin e fëmijët e mi jemi të vdekur brenda ditës. Kam ardhur të të them mos e kërko më djalin tënd, Arturin.

Bëhu e fortë dhe mos ushqe iluzione. Djali yt ka vdekur. Që kur është rrëmbyer, është mbajtur në një shtëpi të fshehtë në Tiranë, bashkë me disa fëmijë të tjerë të mitur.

Aty i ushqenin mirë dhe një herë në javë, u merrnin gjak. Në një nga këto raste, me 30 mars 1985, fill pasi i morën gjakun, Arturi… nuk u përmend më. E kam parë me sytë e mi. Vdiq, si shumë vogëlushë të tjerë, që zëvendësoheshin me të tjerë…”, shkruan Tufa, një detaj që tregon një krim monstruoz.

Në vijim, të krimit tragjik, referuar rrëfimit të nënës, Tufa shkruan “në verën e vitit 1997 im shoq më thirri të shkoj për të pastruar tek shtëpia e prindërve të tij në Vlorë.

Në dhomën e vjehrrit që më pati urryer, gjeta dy blloqe të trashë. Në njërin ai kishte shkruar kujtimet e jetës së tij, ndërsa blloku tjetër ishte ditar. Nisa ta shfletoj e të lexoj pavullnetshëm, derisa u ndala, duke kërkuar, në shënimin “8 tetor 198…”:

“Gjithçka është ujdisur me kujdes… Plani që bëmë me shokët Vjollca Meçe, Zamir Shtylla dhe Ahmet Toporaku, s’ka pse të mos funksionojë. Djali i B… Artur S…, do të rrëmbehet në Komitetin e Partisë së Beratit… Do ta shlyejmë dhe këtë njollë. Më në fund….”
-PS:aktualisht një nga drejtuesit e KSHH është Njazi Jaho ish hetues i Sigurimit te Shteti