“Drejtësi dhe Paqe” sjell të rinjtë Europianë në ish Burgun e Spaçit

Nga Ermal Ngjelina
Të rinj nga Gjermania, Bullgaria, Polonia, Ukraina dhe Shqipëria janë angazhuar këto ditë në një aksion për pastrimin dhe mirëmbajtjen e një nga qendrave më të rëndësishme historike të diktuarës komuniste në Shqipëri, ish burgun komunist të Spaçit në bashkinë e Mirditës.
Të anagzhuar në një kamp veror të pagëzuar “Spaçi 2019” të organizuar për të dytin vit rresht në këtë nismë të Komisionit “Drejtësi e Paqe”, në Gjermani të drejtuar nga avokati i njohur i të drejtave të njeriut Jorg Lir (Jörg Lüer) dhe kreu i këtij komisioni në Shqipëri Luigj Mila.
Të rinjtë evropainë kanë organizuar këtë kamp veror nga data 23 deri në 27 gusht, në ish burgun e Spaçit ku përveç njohjes me historinë e tij, po pastrojnë e mbirëmbajnë me punë vullnetare ambjentet e këtij ish burgu të shpallur muze. Të rinjve evropine u janë bashkuar dhe një grup ish të burgosurish politikë të kryesuar nga kreu i të burgosurve politikë antikomunistë të Shkodrës z. Zenel Drangu. Sot kampit veror të “Drejtësi e Paqe” ju bashkua edhe kryetari i Shqatës Antikomunste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë Nebil Çika. Çika përgëzoi të rinjtë evropianë për angazhimin në këtë punë fisnike dhe veçanërisht për shembullin që ata japin për të rinjtë shqiptarë që edhe pse të prekur direkt nga diktatura komuniste në Shqipëri shpesh herë janë indiferentë ndaj vuajtjes dhe qëndresës së prindërve e familjeve të tyre.
Çika falënderoi në veçanti drejtorin gjerman të Komisionit “Drejtësi e Paqe”, z. Jorg Lir (Jörg Lüer) për kontributin e tij personal dhe të Komisionit që ai drejton në përpjekjet për zbardhjen e krimeve komuniste në Shqipëri dhe ruajtjes e kujtesës historike në lidhje me këto krime.
Ish burgu famëkeq komunist i Spacit është shpallur muze por shteti nuk ka marrë përsipër mirëmbajtjen dhe ruajtjen e tij. Deri tani për këtë muze kujdeset në mënyrë të veçantë Komisioni “Drejtësi e Paqe” për Shqipërinë të drejtuar nga Lugj Mila i mbështetur nga ai gjerman dhe donatorë të tjerë kryesisht nga BE dhe SHBA. Drejtësi e Paqe është një institucion i mbështetur nga Kisha Katolike dhe është partner i rëndësishëm i Shoqatës Antikomuniste të të Përnddjekeurve Politikë të Shqipërisë.