Dosjet e Sigurimit të Shtetit -Spartak Braho kërcënon Genta Sulan

Duket se puna e kreut te Autoritetit Për Informimin mbi Dosjet e Sigurimit te shtetit Genta Sula nuk i ka pëlqyer deputetit te PS-se ish hetuesit te Sigurimit te Shtetit, Spartak Braho . Sot ne Komisionin parlamentar të Ligjve ku ishin thirrur kandidatet për anëtarë te Autoritetit gjate sqarimeve qe dha sekretarja e Përgjithshme e këtij institucioni Ermira Shtino , Braho ka gjetur momentin ti dërgoje një mesazh kërcënues Genta Sules : “Ajo kryetarja jote nuk është ne rregull “ – i është drejtuar Braho- Shtinos duke u deklaruar publikisht se është i pakënaqur nga puna e saje. Nuk dihet me saktësi se ku Genta Sula e ka shkelur ne kallo deputetin socialist qe e ka detyruar te bej një kërcenim publik e zyrtar direkt nga mbledhja e Komisionit te Ligjeve , drejtueses se institucionit që ka për detyre pikërisht zbardhjen e krimeve te Sigurimit , përfshi edhe ato te ish hetuesit Spartak Braho