Dosja Ruse, Comey i FBI i pari në listë për gjykim

Ermal Ngjelina
Dosja Ruse e njohur ndryshe si Russian Collusion, ka mbyllur punimet e saj vetëm përsa i takon Doland Trump, dhe për personat që u përndoqën ligjërisht përpara 22 marsit kur ajo ju dorëzua ministrit të drejtësisë. Por jo për të tjerët. Efektet e saj do të jenë të gjera. I pari në listë duket se është ish drejtori i FBI-së, James Comey.
Hetimet e Dosja Ruse, nuk do të kishin nisur nëse ish kreu i FBI Comey nuk do të kishte rrjedhur informacionin sekret në media.
Me kalimin e muajve u faktua që informacionet që dolën në media në fakt ishin të fallsifikuara. Comey ishte i vetëdijshëm që këto informacione ishin të pabaza. Ai u urdhërua nga eprorët që të hidhte në publik këtë informacion të rremë me shpresën që të përdorej për të rrëzuar Trump pasi të merrte presidencën.
Për shkak të statusit si njëriu i parë që rodhi informacionin ai me shumë gjasa do të jetë edhe i pari në listën që do të ketë nevojë për një avokat mbrojtës pasi do ti duhet të përballet me ligjin.
Një ditë më parë Trump deklaroi se ka pasur veprime tradhëtare dhe se duhet të garantohemi që asnjë nga presidentët që do të vijnë më vonë nuk duhet të përballet me të tilla makinacione.
Në ditën e sotme këshilltarja e Trump, Kellyanne Conway tha se tashmë ka ardhur momenti që Comey të përgatitet të pajtojë një avokat mbrojtës.
Në dëshminë e dytë para kongresit në qershor të vitit 2017 Comey tha se ai u dha mediave informacion të klasifikuar sepse shpresonte se ato informacione do të ishin një shkak i mjaftueshëm për të krijuar një komision hetimor të posaçëm, siç edhe ndodhi me Mueler.

Një ditë më parë Comey bëri Tweet një foto në mes të pullit me pemë të larta të shoqëruara me tekstin: “kaq shumë pikëpyetje”.
Këtij postimi senatori Lindsey Graham ju përgjigj: “ndaj të njëjtim medim me ty. Shihemi sëshpejti”