Dosja Habilaj, Basha: Rama e Xhafaj dekonspiruan operacionin e arrestimit

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, akuzoi ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj duke theksuar se me urdhër të kryemsinitrit dekonspiroi aksionin për arrestimin 4 të lartë të polcisë së shtetit të cilët dyshohen si të implikuar në trafikun e dorgës.

Kryeministri nuk lejon arrestimin e njerëzve që sipas tij mund të luajnë rol në implikimin e tij në krim.

Mos arrestimi i Ish drejtori i Policisë së Vlorës, për Lulzim Bashën ka dhe një arsye tjetër.

Një gjë mund tju them me siguri. Dekonspirimi i aksionit për arrestimin e kokave të policisë është bërë nga Fatmir Xhafaj me porosi të Ramës. “Edi Rama do të bëjë gjithçka për të ndalur arrestimin e policëve të korruptuar siç bëri dhe me Tahirin. Në këtë përpjekje është dhe Fatmir Xhafaj. Në këtë skandal është përfshirë përgjegjësi kryesor për ngritjen mbrojtjen e promovimin e Tahirit, Edi Rama. Ndaj domosdoshmëri është largimi i Edi Ramës për të nisur pastrimin e vërtetë të kupolës qeveritare nga krimi dhe për t’i dhnë shqiptarëve një luftë ndaj krimit të organizuar.

 

Kryetari i Partisë Demokratike iu përgjigj akuzave të Partisë Socialiste, për përdorim sipas tyre nga Basha dhe PD të parave të pista për lobim me kompanië ofshore amerikane, duke e ciëlsuar shashkë të bazuar në trillime. Basha paralajmëroi publikimin e një tjetri skandali qeveritarë për të cilin tha se është vënë në dijeni nga partnerët ndërkombëtarë dhe që po shqyrtohet nga ekspertët e selisë blu.

Basha thotë se lufta kundër krimit të organizuar dhe dekriminalizimit të qeverisë, është emergjencë dhe për kreun e PD-së, largimi i Edi Ramës është hapi i parë.

Largimi i Edi Ramës është imperativ politik. Hapi i dytë do të jetë procesi i spastrimit të ministrisë së Brendshme. Gjëndja është alarmante. Inkurajoj prokurorinë të çojë deri në fund hetimet për kokat e trafikur të drogës. Arrestimin një orë e më parë të Saimir Tahirit dhe kokave të policisë.”

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi dhe një hërë se maxhoranca nuk ka asnjë mundësi kushtetuese që të shkarkojë kreun e KQZ-së Klement Zguri, ndërsa sa i takon kryeprokurorit, ai thotës e nuk mund ta emërojë Edi Rama.

Basha akuzon Ramën se do të pengojë ekzekutimin e urdhërarresteve për ish drejtuesit e policisë së Vlorës. Për këtë ka mbështetjen edhe të Tahirit.