Dosja ‘339’ : 23 urdhër arreste: Të përfshirë 21 komisionerë

 

Me kërkes të SPAK gjatë mbrëmjes së djeshme, janë lëshuar disa urdhër-arreste në lidhje me dosjen e bujshme “339” nga Gjykata e Posaçme. Dosja në fjalë ka të bëjë me vjedhjen e votave, laboratorin e kokainës në Has dhe një sërë çështjesh të tjera.

Aksion gjatë natës në Tiranë dhe Durrës, SPAK firmos 22 urdhërarreste/ Zbardhen detajet për dosjen e bujshme, të akuzuarit komisionerë dhe funksionarë të lartë
Lidhur me operacionin e laboratorit të heroinës në Has është árrestuar shtetasi Fisnik Sadiku (Smaili), për të cilin është dhënë masa e árrestit me burg.

Dosja e bujshme ‘339’/ ZBARDHEN EMRAT, GJKKO lëshon 23

Sa i takon krímeve elektorale, që i takojnë zgjedhjeve elektorale të 2017-tës janë vënë në pranga komisionerët zgjedhorë të qendrës së votimit 15-08, në Shetel, shtetasit Shpëtim dhe Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emiljan Tuda dhe Redi Hysa, pasi kanë lejuar me dashje persona të tjerë, të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të 22 votuesve të tjerë, duke shfrytëzuar faktin se ata ndodheshin jashtë shtetit.

Po ashtu janë dhënë urdhër árrestet për komisionerët në qendrën e votimi 1335-0, qendra e votimit Rubjek Kopshti, shtetasit Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Urucci, Zyhra Lala, Qemal Domi, pasi kanë lejuar me dashje persona të tjerë që janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar për 7 personatë tjerë që ndodheshin jashtë shtetit.

Komisionetët zgjedhorë të qendrës 13 36, adresa Rubjek, shkolla 9-vjeccare, shtetasit Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Orjada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala, pasi kanë lejuar me dashje persona të tjerë, që janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të 23 votuesve që ndodheshin jashtë vendit.

Po ashtu është dhënë Armelind Zeza është personi që ka votuar në emër të personave të tjerë. Për 11 persona është dhënë masa e árrestit me burg, 8 árrest shtëpie, dhe 3 me detyrim paraqitje.