Donald Lu dhe Enver Hoxha

Nga Fitim Zekthi

Vetem djalli ka ligesine te na kandise 27 vjet pas renies se komunizmit te kemi debatin themelor te dites pranine e disa palacove, injoranteve por edhe te poshterve me portrete dhe pankarta te Enver Hoxhes ne varrezat e deshmoreve. Vetem djalli ka mizorine te na shtyje te merremi me keta te rrjedhur por kriminele( ka mes tyre xhelate dhe shefa degesh plot) nderkohe vendi kontrollohet nga nje grup mafioz, lundron ne hashash dhe kokaine, skamja eshte lebetitese dhe gjykatat bashke me prokurorine po i merr ne kontroll ky grup mafioz. Vetem djalli kerkon te na shushate, mpije, dehe duke u hapur deren ketyre shpirtkalburve me pankarta per Enverin te hyjne si skuadron ne varreza per provokim. Provokimet i ben gjithnje vetem mendja djallezore. Ia arriti qellimit, na coi aty ku desh. Keshtu eshte kur per 27 vjet nuk u be as lustracion dhe as dekomunistizim. Ka 5 vjet qe ne 5 maj apo 29 nentor shfaqen keto portrete dhe pankarta. Kur ishte Nano, Meta dhe Majko kryeministra kjo nuk ndodhte ose ishte shume sporadike. Kur ishte Berisha as qe behej fjale. Pra keto i ben Rama. Prove per kete eshte 2014 kur pasi dolen pankartat ambasadori Arvizu foli ashper kunder tyre. Me pas po ate vit ne nentor Rama nuk i nxori. Ndersa Lu ka hallin e “reformes”, nuk i duket problem. Qe kur eshte Lu ka patur pankarta per Enverin por kete here ishte nje skuadron. Ceshtja kokaina, Tahiri etj jane shume te renda nuk perballohen ndryshe