Dokumenti/ Të shkarkohet Arben Malaj, PS: Cënoi integritetin e BSH!

Tashmë nuk është më kërcënim, kërkesa e Grupit Parlamentar të PS, për shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i është dorëzuar Kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçi.
Në shkresën dorëzuar Parlamentit, deputetët socialistë që propozuan dhe votuan Ish-ministrin e njohur socialist, vlerësojnë se në asnjë prej daljeve publike të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, në rastin në fjalë Arben Malaj, nuk i ka shërbyher interesit më të mirë të BSH-së si edhe të gjithë sistemit bankar në Shqipëri.
“Në asnjë prej rasteve nuk është marrë parasysh karakteri publik i funksionit që ushtron si anëtar i këshillit mbikëqyrës të BSH dhe kjo natyrë sjelljeje nuk ka qenë dhe nuk i ka shërbyer ruajtjes dhe nxitjes së besimit publik lidhur me Bankën e Shqipërisë,” thuhet ndër të tjera në kërkesën e PS.
Kështu, pas Presidentit Ilir Meta, anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj, është i preferuari i dytë i Edi Ramës që u votua nga mazhoranca socialiste dhe sot kërkohet shkarkimi po nga socialistët që e propozuan dhe votuan.