Dokumenti i PKSH –  Skender Muco u vra se kishte lidhje me Msionin Britanik 

Nga Av. Xhafer Sdiku

Një raport që një nga krerët e PKSH Vlorë i dërgonte komandantit të Vendit në Ramicë, në gusht 1944, përmban të dhëna për arrestimet e 15 ballistëve nga gjermanët, në Izvor të Tragjasit. Av. Skërder Muçon, Yzeir Ismailin dhe Zako Mezinin i ekzekutuan në një pyll afër Bubullimës (Lushnje). Pjesa tjetër, nuk dihej ç’u bënë, flitej se “edhe ata u vranë. Një palë thotë u dërguan në internim nëpër fushat e përqendrimit Beligrad-Vjenë”.
Ata i ekzekutuan pasi që kishin lidhje me oficerët e misionit anglez në Shqipëri. Po atë muaj, trupat gjermane “arrestuan 48 veta, pari e tregtarë grosistë”.
Krerët e reaksionit janë zhdukur këtej, – lexojmë në raport. Një palë ka shkuar në Tiranë, dhe Tahir Hoxha e Azem Shehu gjenden në Dukat.
Në letër theksohet: “Një pjesë e madhe e Ballit Kombëtar u helmua për pushkatimin e Skënder Muços me shokë, e ka zënë frika e paniku nga Gestapo-ja Gjermane e nga organet kryesore të saj. Bile këta kanë fol botërisht që duhet të bëhet politikë e hapët në favor të aleatëve…”