Dokument nga Autoriteti i Dosjeve: Visar Zhiti nuk pranoi bashkunimin me Sigurimin e Shtetit 

 

Kartela që vërteton sfidën e Visar Zhitit, ai nuk pranoi bashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit e as pseudonimin, i refuzoi me neveri, siç e tregon dhe në librat e tij, në “burgologjitë” siç i ka quajtur ai.
Kartela, siç mund ta shikoni, është e vitit 1988-89, pra deri atëhere s’kishte pranuar, megjithë presionet në hetuesi e burg.
Mbas vitit 1989 Sigurimit të Shtetit do t’i vinte fundi, s’korruptonte dot më njerez, as me hir e as me pahir, por pasi t’u dilte frika persekutoreve të dikurshëm, veglave të tyre të mbetura, me uniforma ose jo, do të guxonin të shpifnin për ta bërë shumçka si veten e tyre. Ata s’e durojne dot qëndresën dhe moralin, duan te përbaltin gjithçka me baltën e tyre.
Po ja, qe kjo kartelë nga Dosjet që bënë ata ka dalë e s’mund ta shbëjnë dot sot. Ajo është botuar dhe në media…
Ne duhet të jemi krenarë që patëm dhe qendrestarë të tillë të guximshëm, të urtë, por që detyrohen të përgjigjen, se nuk veprojnë shoqëria
dhe ligjet.
Kujtesa kolektive është pasuri dhe vlerë e të gjithëve.