“Do të jemi me ju në çdo hap”, Yuri Kim merr pjesë në eventin e Komunitetit Mysliman

Ambasadorja Yuri Kim festoi sot me të rinjtë dhe brezin e ardhshëm të drejtuesve ne Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Ambasadorja Yuri Kim ne fjalen e saj i garantoi ata per mbeshtetjen e SHBA-ve per Shqiperine ne cdo hap.

“Jam e nderuar të jem sot këtu ndërsa Komuniteti Mysliman Shqiptar rifillon programin e tij për ndërtimin e qëndrueshmërisë tek të rinjtë dhe për forcimin e demokracisë në Shqipëri… Ndërsa festojmë këtë vit 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, ky projekt shërben si një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit SHBA-Shqipëri. Ne kemi arritur shumë së bashku, veçanërisht në çuarjen përpara të demokracisë dhe zgjerimin e sigurisë përmes mbrojtjes së përbashkët. Ndërsa shohim përpara dhe angazhojmë këtë brez të ardhshëm udhëheqësish, festojmë bashkëpunimin dhe arritjet tona. Ashtu si Shqipëria vazhdon t’i tregojë vendeve të tjera rrugën për përkrahjen e harmonisë ndërfetare dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, unë ju shpreh angazhimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të qenë me ju në çdo hap të saj, “krah për krah”. Ne jemi krenarë t’ju quajmë mik dhe aleat”. Ambasadorja Yuri Kim në Nisjen e Programit “Angazhimi i të Rinjve për një Komunitet të Qëndrueshëm”, të Komunitetit Mysliman Shqiptar.