“Do përjashtohet”, Berisha: Kërcënimet e Bashës qesharake

Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës të kreut të PD Lulzim Basha në ABC i cili tha se ish-kryeministrin e pret përjashtimi nga partia në rast të organizimit të Kuvendit Kombëtar të PD-së që e ka paralamëruar në 11 dhjetor.

I vendosur Berisha thotë se 11 Djetori sipas tij do të jetë një ditëlindje e vërtetë për Partinë Demokratike. Sipas deklaratës së “Foltores” më 11 Dhjetor do të mblidhen duke e konsideruar këtë ditë një ditëlindje për Partinë Demokratike

“Në dt 11 Dhjetor demokratët do refuzojnë humbjet, disfatat dhe pazaret dhe do rifitojnë kohën e humbur drejt fitores! 11 Djetori do të jetë një ditëlindje e vërtetë për Partinë Demokratike dhe gjithë demokratët që duan të bejnë opozitë te vertete dhe pa asnjë kompromis për të rrëzuar narkoshtetin e Ramës dhe pengjet e tij“, thuhet mes të tjerash në deklaratë.

 

Në deklaratë thuhet se Basha është bërë qesharak me kërcënimet se do përjashtojë partinë për të mbajtur vulën që i duhet vetëm për të vulosur humbjet e Partisë Demokratike në kurriz të pazareve të tij me Edi Ramën. ” Ai eshte bere qesharak me kercenimet se do perjashtoje partine per te mbajtur vulen qe i duhet vetem per te vulosur humbjet e Partise Demokratike ne kurriz te pazareve te tij me Edi Ramen”, thuhet më tej.

Në një intervistë për gazetarin e ABC Juxhin Mustafaraj, Basha u shpreh se statuti e përcakton qartë se si duhet të sillet partia me ata që përçajnë partinë dhe bëjnë organizime të tilla në një kohë kur vetëm pak muaj më parë janë zhvilluar edhe zgjedhjet për kryetarin, duke nënkuptuar se e pret përjashtimi nga PD në rast të organizimit të Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor. Basha e akuzoi Berishën dhe për bashkëpunim me anëtarë të krimit të organizuar në Shqipëri.

Njoftimi për shtyp i “Foltores”:

Dita e ndryshimit po vjen! Demokratet kane marre ne dore fatet e partise se tyre dhe ne dt 11 Dhjetor do mblidhen te bashkuar si asnjehere me pare per ta hequr Partine Demokratike nga pazaret e peng kryetarit dhe per t’jua riktheyr ate demokrateve. Vetem keshtu Partia Demokratike do te shkeputet nga pazar humbjet e Lulzim Bashes dhe do rikthehet ne rrugen e perballjes me Ramen dhe fitoren ndaj narkoshtetit te tij.

Ne dt 11 Dhjetor demokratet do refuzojne humbjet, disfatat dhe pazaret dhe do rifitojne kohen e humbur drejt FITORES! Lulzim Basha njeriu qe ka frike te takoje demokratet dhe madje ka tmerr dhe nga firmat e tyre e ndjen se me afrimin e Kuvendit te Partise Demokratike pazaret e tij me Edi Ramen do te mbarojne e bashke me to dhe perfitimet e tij prej tyre. Ai eshte bere qesharak me kercenimet se do perjashtoje partine per te mbajtur vulen qe i duhet vetem per te vulosur humbjet e Partise Demokratike ne kurriz te pazareve te tij me Edi Ramen! Problemi i Partise Demokratike nuk eshte Sali Berisha qe e ka bere ate 7 here fituese por pazarexhiu qe i ka shkatuar dhe sjelle asaj vetem humbje dhe deshtim. Lulzim Basha ka shitur sakrificat, besimin, mundin dhe djersen e demokrateve duke u dhuruar atyre vetem humbje, ndersa per vete ka perfituar si askush ne 30 vjet duke u pasuruar ne opozite!

Ai ka deshtuar ne cdo aksion opozitar qe ka nisur per faktin e thjeshte se gjate rruges interesat dhe sakrificat e demokrateve u shiten per pazare sic beri me cadren, me Astirin, me teatrin, me djegien e mandateve, me bojkotin e zgjedhjeve, me traun e rruges se kombit, me portin e durresit e shume te tjera! 11 Djetori do te jete nje ditelindje e vertete per Partine Demokratike dhe gjithe demokratet qe duan te bejne opozite te vertete dhe pa asnje kompromis per te rrezuar narkoshtetin e Rames dhe pengjet e tij.