“Do marrim masa për të mbrojtur interesat e PD” – Basha mbledh nesër Kryesinë e PD

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e nesërme Kryesinë e selisë blu. Në një mesazh drejtuar anëtarëve të saj, Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi bën me dije se mbledhja do të bëhet në orën 16:00.

Në njoftim thuhet se në mbledhje do të ketë “diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”.

Vlen për tu theksuar se thirrja e Kryesisë vjen pas dorëzimit të 4200 firmave nga Sali Berisha te kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka, me qëllim mbajtjen e Kuvendit të PD më 11 dhjetor.

Sekretari i Përgjithshëm tha se Berisha po luan një blof të madh me demokratët, pasi fakti që nuk po i dorëzon firmat në bazë të procedurës, tregon që ai nuk ia ka mbledhur 1/4 e firmave.