Ditmir, a t’ka hup partia, a?!

Nga Zef Zefi

Nuk është hera e parë në historinë e feudalëve tanë të majtë që gjatë marshimit te tyre funebër për ta çu Shqipërinë në varr, partitë u cofin rrugës;
Më 1941 jugosllavët Dushan, Miladin e Velimir ua cofen grupazhet dhe u ndreqen atyre partinë komuniste.
Se çfarë lufte shtinë ata mbi fashizmin e nazizmin ta kallxonte trupi i Shqipërisë dhe i Kosovës i bërë shoshë nga plumbat e tyre më 1944.

-Më 1948 Stalini ua “cofi” emrin jugosllav Parti Komuniste duke ua bërë Parti Pune.
Se çfarë punësh të bukura bënë komunistët e “punës” në gati 51 vjet këtë na e kallxoi Shqipëria e uritur, e zbathur e me zhele e vitit 1990-91 që i dhimbsej edhe fiseve të prapambetura të Afrikës e jo më kapitalizmit, armikut të Ditmirit.

Më 1991 Agolli në kongresin e 10-të të Partisë Komuniste të Punës, ua shau “punën” komunistave, pastaj ua mori me shkelma.
I tha Nanos: “bëje socialiste partinë, shoku Nano!” E Nano e bëri, dmth socialiste.
Po atë vit Gramozi “konstitucionalist e institucionalist” dhe legjislatorët e tjerë te partisë socialiste, rezultonin si të mandatuar të një partie tjetër. Qeshte Bota, Europa, dreqi dhe vetë Ruçi!
Se çfarë mrekulluan “socialistët” e partisë komuniste të “punës” veç lëkura e shqiptarve e di. Më 1991 u sulën mbi stallat, tufëzat arëzat e ndërmarrjet, pastaj mbi zgjedhjet. I morën votat e pasuritë, me qëllim “…asgjë në duart e armikut.”

Më 1997, u sulen si përbindsha mbi depot, kadastrat, gjendjet civile, mbi policinë, ushtrinë. Ngritën komitetet, flamurin grek e jugosllav në Vlorë, përgatiten shpërbërjen e Shqipërisë. Vetëm për faktin se u pat’ humb 4 vjet pushteti. Votuan me dyfek duke e penguar “armikun” të votonte dhe e çuan Shqipërinë edhe një herë tek 41-shi dhe 91-shi i tyre. Jo për gje, po që të mos e merrte armiku.
Pas kësaj “dushk” e dushk për gogla Shqipëria dhe shqiptarët. Rrugët mesjetare, shkollat po ashtu, drita e ujë e bukë me racion. Mbasi i vdiqën 3000 shqiptarë, u morën dhe lekët e premtuara të piramidave.300 mijë të tjerë i përcollën rrugëve dhe fund-deteve të botës.

Më 2005 Partisë komuniste të punës socialiste, jo vetëm iu rrëzua kali duke i thënë “mjaft mâ…” po dhe partia ra nën kalë.
Një “mëz” i lindur rritur e stërvitur, jo në vathën e partisë po në atë të “sorosit,” çau qiellin e partisë me hingëllimën e tij. Partia duhej të përtërihej, përtej së majtës, (çudi Ditmir!) dhe përtej së djathtës…(normal)
Pra duhej të rilindej ashtu me gjithë humus, pleh e bajga, kriminelë e hajna.
Unë e di Ditmir se keni bëlbëzuar herë pas here, po ta presin fjalën “shokët” si sot Ruçi i “majtē”. Unë e di që ju Ditmir me ca frikaqë aty, e dini si unë e shumë shqiptarë tashmë se ç’është e majta dhe të majtat progresistë të botës moderne. Progres dhe progresizëm në gjuhën politike domthënë përmirësim i jetës së popullit. Jo e anasjellta Ditmir.
Jo vetëm çdo i majtë, po dhe të djathtët dhe ar-miqtë e “rilindjes” suaj kapitalistët shqiptarë, duan të maten e garojnë me të majtë objektivë që duan ta shohin me sy realist çfarë i bëtë ju Shqipërisë në epokën moderne, në 70 vjet (nga 80) qeverisje me dorën e majtë e “së majtës” Suaj.

Ditmir, a nive? A t’ka hup partia, he i huptë fara!

ZEF ZEFI