Ditë me diell -Shqiptarët sfidojnë koronën dhe qeverinë

Me rritjen e temperaturave dhe me kalimin e ditëve, shqiptarët duket se nuk po i përballojnë dot më ditët në karantinë.

Me zgjatjen e orarit për të bërë pazar me 90 minuta, gjatë ditës së sotme është vënë re një fluks shumë më i madh lëvizjesh në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që lajme jo të mira kanë ardhur dhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë konstatuar 21 raste të reja me koronavirus, çka dëshmon se ende nuk mund të quhet e përfunduar lufta me armikun e padukshëm, dhe qytetarët nuk mund ta lëshojnë situatën, pas një muaji të madh plot me sakrifica.

Nga ana tjetër dhe në spitalin Infektiv gjatë ditës së sotme ka pasur një lëvizje më të madhe të ambulancave, që sjellin pacientë të rinj, pas një jave që duket se kishte rënë në qetësi gjithçka.

Gazetarja e Fax neës Ema Shazivari raportoi se të paktën 3 ambulanca kanë mbërritur në spitalin Infektiv, për pak më shumë se dy orë. Derimë tani situata në spitalin Infektiv është nën kontroll, ku janë të shtruar 43 persona, 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar.

Me gjithe perseritjen e apeleve dhe  kercinim per masa te rendshkrenguese  të autoriteteve për qytetarët, që të shmangin lëvizjet e panevojshme,  duket se shumeprej tyre nuk kane ygjedhur te binnden me si me pare .