Dita e Pashkve ne kohen e diktatures.

(Histori e vertet)
Me vrap se duhet me ken i perpikt. Po nuk arrite ne koh ne qender te katundit tash po cohen pesh e vijn e na kontrollojn.
Hajt maj gru se u nisa. As diten è Pashkve s’po na lan me ndej shpi si njerz. Nisu mor burr se pasha njat Zot ta po vijn e na kontrollojn, se mos kena ba perpeq. Ika, ika, po thej qafen ne aksion per bonifikimin e fshatit. Shko mor burr tash vrep. Kujdes teshat è reja mas t’i bash pis, deri Pashkve tjera s’kena lek me ble tjera.
Tuj dal te porta e oborrit Ndreka..
Tu tjeta juej shok.., po si jeni.. hajde.. niii bujjruum.
Shoku Ndrek ke pas me ken ne qender tash nji gjys oret. Aksioni ka fillu me rritem dhe entuziazem. Ne kemi dal si kryesi koperative se mos gjejm ndoj fanatik te zakoneve prapanike dhe ban fest sot, gjoja per Pashk. Te shpija jote bjen er perpeqit..Prandaj jena ndal ktu….
Largohu nga hyrja se do te kontrollojm.
Er perpeqit shpi teme?! Kush ka tana ato vez mor shoku Refik. A e ke lexu tek revista shkenca dhe jeta se veza ka yndyr shum dhe ban keq per zemer. A je mir mend, si po ham 40 vez per nji dit. Ketu ka er perpeqit po te them, prandaj largohy nga hyrja e oborrit…
Del gruja ne hyrje dhe kur i sheh mbahet per der sa gadi i bjen te fikt. Shukja ban sikur rregullon shamin dhe me mende fillon e lut Krishtin me i ardh ne ndihm. Imagjinon gjyqin para popullit sic I ndodhi Lules vitin e kalum, per nji perpeq. E sheh kojshija Lajdja prej larg nget vrap, mas shpijet dhe hyn è merr tepsin e perpeqit è meshtjell me nji boce dhe e con ne shpi te vet. Refiku me shok largojn Ndreken me perbuzje dhe drejtohen per tek Shukja. Ajo ngrin ne vend, nuk flet se lamshi i lotve dhe i fjalve asht lidh ny ne fyt. E sheh kojshin e saj te fes muslimane qe hin e del nga shpija por nuk kupton asgja, pasi ajo ishte shoqe me te cilen qante hallet Heretikt me bark si fuci hyjn sikur te ishin qej ne eren e tartufit. Faktikisht era è perpeqit ishte e perhapun ngado. Refiku me hafijet e tjera kontrollojn cdo cep shpije tuj marr er dhe tuj permys turren è dyshekve por nuk gjejn asgja. Te terbum nga deshtimi i nuhatjes shkapesin dyer dhe dritare. Ndreka dhe Shukja jan jasht, te ngrim, me kry te ulun. Kah kalojn pran tyne Refiku me shok peshtyjn pertok dhe me urdhen e za te zehrosun therret Ndreken; shpejt more edepsuz atje se do te coj te bash celizem ne kanal qe ta uli hunden ne handek. Ndreka nget para tyne pa fol, habitet si nuk e gjeten tepsin. Lajdja i sheh tek largohen dhe kur sigurohet qe jan larg merr tepsin dhe ja dergo Shukes. Kur è sheh Shukja habitet dhe e perqafon Lajden. O falemnders moj shoqe se ma pshtove jeten ne ket dit te madhe. Po si te shkoj mendja moj kjosh e bekume? Epo thash se un jam muslimane dhe tek un nuk kontrollojn, prandaj hyna è mora tepsin dhe e cova shpi. Tash merre tepsin è perpeqit e kaloshi gzuar festen è Pashkve. Mas dreket tash po dalim per fest me gjith burr sa te marojn aksionin se kjo far e keqe komuniste nuk po na len me festu as Bajram as Pashk.

Foto: Ringjallja e fes ne vitin 91 bekimi I bukes se pashkve ne fshatin Juban mbi germadhat e kishes te hedhun ne erë me dinamit ne 1987.