DITA E KUJTESËS- Krimet e Komunizmit dhe Masakrat Partizane

Roald A. HYSA

Ne si shqiptarë kemi nevojë për një DITË KUJTESE për gjithçka ndodhi nga periudha gusht 1943 e deri më prill 1991, kohë kur diktatura komuniste ra. Janë hedhur shumë mendime, por njëri prej tyre është me të vërtetë interesant.

Caktimin e datës 29 nëntor 1944, ditën e vendosjes së regjimit komunist si “Dita e kujtesës së martirëve të vrarë nga regjimi komunist” e ka kërkuar që prej disa vitesh historiani Kastriot Dervishi. Ai ka deklaruar prej më shumë se dy vitesh, se jam për fjalinë: “Dita e kujtesës së martirëve të vrarë nga regjimi komunist” e data të jetë 29 nëntori.

Skicë e vrasjes së hoxhë Selim Brahjes nga Çeta e Pezës…

Sipas historianit Uran Butka: Vrasja e parë politike ishte ajo e klerikut të shquar tiranas, hoxhë Selim Brahja, më 31 gusht 1943, pa u tharë ende boja e Marrëveshjes Kombëtare të Mukjes. Hoxhë Selim Brahja është një nga viktimat e shumta të terrorit komunist. E vranë përpara derës së shtëpisë së Zotit, në pragun e Xhamisë së tij. Shtatë vetë të njësitit ndëshkimor të grupit të Pezës, me shalle të kuq në kokë e qëlluan disa herë dhe u zhdukën për t’u shpëtuar pushkëve të shtëpisë së hoxhë Selim Brahjes. Historiografia e regjimit monist tejet e ideologjizuar deri tashti nuk ka folur rreth problemeve midis palëve gjatë LIIB vetëm se në kontekstin e anës nacionaliste si tradhtarë dhe FNÇ me Partinë Komuniste si fitimtarë dhe që luftuan me sukses armikun nazi-fashist, duke e rreshtuar Shqipërinë në anën e fitimtarëve të LIIB, por me palën e gabuar. Tashmë prej disa vitesh kanë dalë në dritë nga AQSH dhe nga burime të tjera, se nga 8 gushti i vitit 1943 kur Marshall Badoljo shpalli kapitullimin pa kushte të Italisë brigadat partizane u sulën të marrin qytetet nën kontroll. Mirëpo nuk ishte një punë e lehtë për vetë faktin se edhe Partitë e Ballit Kombëtar apo të Legalitetit kishin formacionet e veta. Balli Kombëtar kishte organizime të rregullta të udhëhequra nga ushtarakë dhe njëkohësisht me bindje atdhetare. Në këto çaste nisin edhe përplasjet e para midis pjesës nacionaliste shqiptare Balli Kombëtar e Legaliteti dhe FNÇ me udhëheqës kryesor Partinë Komuniste, e cila ishte nën kontrollin e plotë të emisarëve komunistë jugosllave Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha, e më pas edhe të Svetozar Vukmanoviç Tempo. Shtabi i FNÇ-së megjithëse furnizohej nga aleatët anglo-amerikanë me veshje, armatime e mbështetje logjistike nga misioni ushtarak anglez nga gushti 1943 e përqendroi vëmendjen te kundërshtarët e brendshëm politikë të Ballit dhe Legalitetit. Me prishjen e Marrëveshjes së Mukjes nga emisarët jugosllavë të arritur midis të gjitha forcave politike nga 1-3 gusht 1943 brigadat partizane nën urdhrat e komisarëve politikë të PKSH-së nisën një valë sulmesh mbi të gjitha forcat nacionaliste dhe zonat ku këto forca kishin një ndikim të madh në popull. Sinjali i parë u dha me vrasjen e hoxhë Selim Brahjes i njohur për bindjet e tij nacionaliste. Spastrimet e kundërshtarëve nisën nga Jugu i Shqipërisë e duke vazhduar gradualisht drejt veriut dhe zonave tradicionalisht atdhetare. Në vijim do të gjeni kronologjikisht disa nga masakrat më makabre të realizuara për të zhdukur kundërshtarin. Ato kapin periudhen gusht 1943 – shkurt 1951. Të vrarët e këtyre masakrave, por edhe të vrarët e tjerë të pafajshëm të dënuar pas 29 nëntorit 1944 e deri kur ra regjimi gjakatar komunist akoma nuk kanë dalë në dritë. Lypset një ditë përkujtimore ku me ceremoniale shtetërore të përkujtohen këto martirë, të cilët luftuan për një Shqipëri të lirë e me sistem pluralist. 29 nëntori është me të vërtetë një ditë e përshtatshme përshpirtjeje për këta të rënë të pafajshëm, të cilët punuan dhe u dedikuan për Shqipërinë dhe Flamurin Kombëtar.

Masakra e Tivarit

Masakrat komuniste në Shqipëri gjatë periudhës 1943-1951

  1. Hoxhë Selim Brahja (1883-1943) – I mirënjohur në popull edhe si Hoxha i Saukut, ka qenë një patriot i shquar dhe ka pasur lidhje shumë të ngushta me patriotë të tjerë të mirënjohur tiranas si Murat e Refik Toptanin. Më 31 gusht 1943 ekzekutohet në prag të xhamisë nga një togë e Çetës së Pezës ditën e parë të muajit të madhnueshëm të Ramazanit, për shkak se nuk pranoi të bashkëpunojë me komunistët.
  2. Masakra Gërhotit e 14 shtatorit 1943. Vetëm një muaj ditë pas kapitullimit të Italisë fashiste ndodhi tragjedia kombëtare e Gërhotit, e quajtur si një nga pikat kulmore të vëllavrasjes midis dy forcave politiko-ushtarake shqiptare, Partisë Komuniste dhe Ballit Kombëtar, luftë e filluar menjëherë pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, me skenar dhe regji të emisarëve jugosllavë, kryesisht Dushan Mugoshës. Në Gërhot të Gjirokastrës forcat komuniste bashkëpunuan me pjesëtarë komunistë brenda forcave italiane dhe gjatë luftimeve me ndihmën e divizionit italian Peruxhia vranë 36 pjesëtarë të forcave të Ballit Kombëtar së bashku me komandantin e tyre kryesor Hysni Lepenica.
  3. Masakra e Matjanit e Tetorit 1943 në Matjan të Lushnjes 82 martirë të pushkatuar pa gjyq dhe të pafajshëm nga brigada partizane e komanduar nga Mehmet Shehu. Nga kjo masakër shpëtuan vetëm ata që ishin të pabërë synet.
  4. Masakra e Dukatit dhjetor 1943. Në afërsi të fshatit Dukat 3 batalione të Brigadës së Parë Sulmuese, të udhëhequra nga Mehmet Shehu e Dushan Mugosha dhe dy batalione të tjera të Brigadës së Pestë Sulmuese luftuan me forcat e Ballit Kombëtar dhe pësuan dëmtime të konsiderueshme. Në shenjë hakmarrje të humbjeve të pësuara mbi 30 banorë të pafajshëm të Dukatit u dogjën, u pushkatuan apo u masakruan me thikë,në 1 dhjetorin e vitit 1943 nga forcat partizane të udhëhequra nga Mehmet Shehu, Dushan Mugosha e Hysni Kapo.
  5. Masakrat e Gjirokastër-Libohovë nëntor-dhjetor 1943. Në të gdhirë të 18 nëntorit 1943, komanda e lartë ushtarake nacionalçlirimtare e Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër filloi masakrat në qytetin e Gjirokastrës, ku u morën dhe u vranë pa asnjë lloj gjyqi 8 qytetarë të pafajshëm. Ndërsa në hyrje të qytetit të Libohovës pak ditë më vonë do të pushkatohen shtatë burra, të cilët gjoja kishin bashkëpunuar me Ismail Golemin, Hysni Lepenicën dhe Dervish Rexhepin, madje njëmbëdhjetë të tjerë mirren duarlidhur dhe pushkatohen në përrroin në dalje të Libohovës.
  6. Masakra në Loçan të Libohovës e 14 shkurtit 1944, ku u vranë të rrethuar nga forcat komuniste shumë burra e bij të Libohovës, rreth 30 veta, të cilët u tërhoqën në kurth për të biseduar se si do t’i jepnin fund luftës vllavrasëse midis Ballit Kombëtar dhe FNÇ.
  7. Masakra e Buzëmadhes, Kukës- më 26 Shtator 1944, Komandanti i Brigadës së V partizane, Shefqet Peçi, kreu masakrën në Krue të Bardhë, ku ekzekutoi 21 banorë të pafajshëm të Buzëmadhes.
  8. Masakra e Tiranës tetor-nëntor 1944- Terrori komunist gjatë luftës arriti kulmin me masakrat masive në Tiranë nga 28 tetori deri në 16 nëntor 1944. Me hyrjen e forcave partizane në Tiranë janë vrarë 60 vetë të pafajshëm figura nacionaliste kundërshtarë politikë.
  9. Masakra e hotel Bristolit, Tiranë. Nata e 12 nëntorit në Tiranë, që është quajtur edhe “nata e Shën Bartolemeut”. Atë natë u bë masakra më e madhe, një dënim dhe vrasje kolektive pa gjyq e 12 figurave të shquara të kombit e të kulturës shqiptare.
  10. Masakra e Tivarit më 31 mars 1945. Gjatë rrugës nga Prizreni dhe deri në mbrëmjen e 31 marsit në Tivar u vranë 3 mijë e 447 burra e djem të Kosovës, ndërsa rreth 600 vetë të tjerë u zhdukën, duke e ngritur numrin e viktimave gjithsej në rreth 4 mijë persona. (akoma nuk kanë dalë të dhënat nga burimet e Beogradit, të cilat mendohet se janë shumë më të larta dhe arrijnë përmasa gjenocidale.)
  11. Masakra komuniste kundër klerit katolik 4 mars 1946. Më 4 mars, përkujtohen fillimet e masakrës masive komuniste kundër klerit katolik në Shqipëri. Në orën pesë të mëngjesit të datës 4 mars 1946 u pushkatuan në Shkodër, pranë varrezave të qytetit, atë Gjovanni Fausti e atë Daniel Dajani, së bashku me nxënësin Mark Çuni, atë Gjon Shllakun ofm, Qerim Sadikun dhe Gjelosh Lulashin.
  12.  Masakra e Postribës shtator 1946. Me datën 09.09.1946 filloi kryengritja e Postribës. Gjatë luftimeve 12 kryengritës u vranë dhe mbas shtypjes së kësaj kryengritje 18 burra u pushkatuan pa gjyq, 30 shtëpi u dogjën dhe qindra njerëz u burgosën. (shifrat e mësipërme janë të përafërta, se nuk dihen akoma përmasat e vrasjeve pa gjyq ato ditë.)
  13. Masakra e Gurrëzës 1946- Më 28 Gusht 1946 në fshatin Gurrëz të Rrethit Kurbin janë pushkatuar pa gjyq 10 burra nga familjet më të mira të kësaj zone. Më 30 Tetor 1946 janë ekzekutuar edhe tre të tjerë duke e çuar në 13 numrin e të vrarëve të pafajshëm për këtë fshat të Kurbinit.
  14.  Masakra e Gjyqit të Deputetëve 1947. Vrasja më 1947 e 15 deputetëve opozitarë nga regjimi i sapo vendosur i Enver Hoxhës është nga masakrat politike më të hidhura të historisë politike të parlamentit shqiptar. Procesi i njohur  si “Gjyqi i Deputetëve” u zhvillua në 27 shtator 1947 në sallën e kinemasë “17 Nëntori”. Nga të gjykuarit, 15 prej tyre dënohen me vdekje dhe forma e ekzekutimit ishte edhe më makabre kur shkuan në litar dhe para togës së pushkatimit, katër me burgim të përjetshëm, tre me 20 vjet burgim dhe një me 15 vite burgim.
  15.  Masakra e Koplikut korrik-gusht 1948- Masakra e Koplikut ku u ekzekutuan pa gjyq 6 persona nga Malësia e Madhe. Përgjatë periudhës 28 korrik-29 gusht të vitit 1948, në kryeqendrën e Malësisë së Madhe Koplik u masakruan, u rrahën, u vranë dhe u torturuan 56 burra e gra.
  16.  Masakra e Qafë Valmirit në Mirditë në shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së Bardhok Bibës e 17 gushtit 1949, ku në përfundim pati 14 të vdekur të pafajshëm.

 Masakra e Ambasadës Sovjetike, ku më 19 shkurt të vitit 1951 u hodh një bombë e sajuar në Ambasadën Sovjetike për të cilën u masakruan 22