DioGuardi ,zagari që lepin kockën e radhës

Nga Nebil ÇIKA *

Sipas njoftimeve ne media Ish-kongresmeni amerikan DioGuardi i kërkon në një letër kryebashkiakut të Tepelenës të anulojë vendimin e këshillit të qytetit të tij mbi kthimin e ish-kampit e shfarosjes të internimit te Tepelenës në “Aushvicin shqiptar”. Lajmi ,me gjithë pa rëndësinë e tij politike e juridike, është i rende dhe një kërkese e tillë është jo vetëm një fyerje por edhe një krim me vete pasi synon te fshehe e të mohoje krimet dhe gjenocidin komunist ne Shqipëri . Nuk dua te merrem me autorin e kërkesës , ne te shkuarën një lobist nga te pagurit nga mërgata shqiptare ne SHBA , një pjesë e mirë të cilëve prindër apo familjare te viktimave te gjenocidit komunist ne Kampin e Tepelenës, por për opinionin publik sidomos pe rate qe nuk e ka informacion për atë që ka ndodhur e po ndodh me kampin e Tepelenës dhe intrigen e radhes komuniste kunder shpalljes muze te tij
Se pari dua të them se përpjekja për te paraqitur Tepelenën dhe tepelenasit si përgjegjës për Kampin e e shfarosjes se Tepelenës dhe krimeve te ndodhura ne të është një përpjekje djallëzore e autoreve te vërtetë te këtyre krimeve për ta paraqitur krimin e tyre si një përgjegjësi kolektive te një populli fisnik e bujar te cilin qeveria pa dëshirën e tyre u ngriti ne vendin e tyre një Aushvic të vërtete për te eliminuar fizikisht fëmijët e kundërshtarëve te tyre politike . Ndërkohe qe shume tepelenas patin fat te njëjta me viktimat e kampit te Tepelenës pasi u dërguan ne kampe te ngjashme ne Kamëz , Krujë etje Tepelenasit nuk duhet te kompleksohen nga këto përpjekje djallëzore komuniste qe kërkojnë ta trajtojnë kthimin e kampit ne në muze si një përgjegjësi e turp apo njolle për Tepelenën e tepelenasit si c po përpiqet ta trajtoje edhe mercenari i komunisteve DioGuardi ne letrën e tij . Është ne nderin e popullit fisnik te Tepelenës dhe te autoriteteve vendore atje respektojnë e te përkujtojnë viktima e terrorit komunist qe me dhune janë kryer ne oborrin e shtëpisë se tyre . Kështu ka qene zakoni shqiptar e lab brez pas brezi dhe tepelenasit e kane respektuar e do ta respektojnë ketë tradite sidomos në ketë rast .
DioGuardi i u kujton se “ Tepelena është vendlindja e Ali Pashës, vendi të cilin Lord Bajroni e vizitoi dhe e përshkroi me aq bukuri. Është një zonë ku është luftuar me trimëri për lirinë e kombit shqiptar gjatë gjithë historisë..” Por pikërisht për koto kushte historike si pasardhës te Ali Pashe Tepelenës dhe për ato cilësi te fisnikërisë dhe burrërisë qe Bajroni pa e shkroi për Tepelenën e tepelenasit ata duhet te nderojnë e te përkujtojnë viktimat e kampit te shfarosjes . Shqiptaret , ata qe përshkruan me admirim Bajroni nuk kane varre e lënë te vdisnin nga uria fëmije gra e pleq as te armiqve tanë shekullor e jo me te shqiptareve. Pikërisht këtë qe nuk do ta bënin kurrë e Bajronit e te Ali Pashës e bene shqiptaret e Titos, Stalinit dhe Enver Hoxhës masakruan fëmijët e kundërshtareve politike Këto krime janë turp e faqe e zeze dhe nuk i kane bere tepelenasit , por komunistet pa dallime krahinore .
DioGuardi apo ai qe e ka shkruar ne emër te tij këtë letër turpi ka sjelle një tjetër fakt historik mbi te cilin tepelenasit dhe gjithë shqiptaret motivojnë nderimin e viktimave dhe përkujtimin e gjenocidit komunist : “ Është në vendin tuaj dhe më saktësisht në fshatin Kodër ku bandat Greke kryen një nga aktet më barbare në historinë e Ballkanit” . Po , pikërisht atë qe greket bene ne 1914 duke therur ,vrare e shpërngulur me forcë gratë e fëmijët e shqiptarëve ne Tepelenë dhe gjithë Jugun e Shqipërisë bene komunistet shqiptar fëmijëve te partitive antikomuniste ne te gjithë vendin nga 1944 deri ne 1990 dhe kampi i Tepelenës është prova juridike e historike me e madhe e këtij krimi kundër njerëzimit . Mercenari DioGuardi “shqetësohet për shpalljen muze te kampit te shfarosjes nga komunistet se fëmijëve shqiptar ne Tepelenë por nuk ka aspak shqetësim qe vetëm pak kilometra me tutje nderohen me mijëra metra katrore komplekse memorial ë për ushtaret greke te vrarë ne Shqipëri,  ushtar te saj ushtrie qe kreu masakrën qe ai përmend ne letrën e tij . Patrioti i leshit !

Kaq i trashë duket ai qe ka shkruar këtë letër as në çdo argument e radhe te saje bie vete brenda pasi te gjitha mbështesin idenë e shpalljes muze te Aushvicit shqiptar në Tepelenë . “Gjatë kohës që unë isha kongresmen i Shteteve të Bashkuara, e vizitova Tiranën bashkë me kolegun tim kongresist, të ndjerin Tom Lantosh. Gjatë takimit prej dy orësh e gjysmë me Presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, Ramiz Alia, ne mësuam për herë të parë mbi një nga aktet më të nderuara dhe më fisnike të popullit shqiptar për të shpëtuar të gjithë hebrenjtë në Shqipëri dhe ata që erdhën nga Evropa Perëndimore përmes Kosovës në Shqipëri gjatë kohës së errët të holokaustit nazist“ . Po mor idiot , po ,por hebrenjtë në Shqipëri nuk i mbrojti Ramiz Alia dhe komunistet autore te krimeve në Kampin e Tepelenës por baballarët e atyre fëmijëve qe u mbyllen ne këtë kamp shfarosje e u lanë te vdisnin nga uria , si familja e ish kryeministrit Mustafa Kruja , e ish ministrit te brendshëm . Kole Bibë Miraka etje,. Ishin keta qe na zbardhen faqen ne histori me mbrojtjen e hebrenjve dhe komunistet me krimet e tyre kundër shqiptuarve qe na e nxinë .Është fakt historik qe mbi 90 % te familjeve qe shpëtuan hebrenjtë ne LDB u persekutuan pa mëshirë nga komunistet një pjese e madhe e tyre ne Kampin e Tepelenës .
Këto qe thamë deri tani besoj se mjaftojnë për te kuptuar fëlliqësinë e një mercenari historik apo me mire te themi një zagari qe lëpinë kockën e DioGuardi dhe ata qe e njohin mire ata e dine se fare është i fate te beje për para . Ju them te gjithë te mbijetuarve te Kampit te Tepelenës te mos fyhen nga ndyrësi te tilla ndërkohe qe besoj se populli i Tepelenës dhe drejtuesit lokal te tij te mos provokohen e kompleksohen nga kjo intrige e radhës e autorëve te vërtetë vërtet te krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit ne Kampin e Tepelenës dhe gjithë Shqipërinë . Respekti për viktimat e pa fajshme ju fisnikëron edhe me shumë.

*Kryetar i Shoqatës  Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë