Dio Guardi mohon krimet e komunizmit sipas mësimeve të Ramiz Alisë

 

Vetëm  disa dite para ditës përkujtimore te kapit komunist te shfarosjes në Tepelenë, ish-Kongresmeni amerikan DioGuardi dhe ka tronditur opinionin publik shqipatr sidomos te përndjekurit politik te komunizmit me një letër që ,sipas gazetës neokomuniste  Dita, i ka dërguar kryebashkiakut të Tepelenë ku i kërkon s të anulojë vendimin e këshillit të qytetit të tij mbi kthimin e ish-kampit të internimit te Tepelenës në “Aushvicin shqiptar”.
Unë jam i shokuar dhe thellësisht i shqetësuar mbi përpjekjet e tanishme për të cilësuar qytetin Tuaj të bukur dhe historik të Tepelenës si një “Aushvic Shqiptar”. Kjo – ashtu siç ju e dini – lidhet me disa plane të çuditshme për të kthyer barrakat ushtarake në qytetin tuaj në një farë soj Muzeumi dhe Kompleks Memorial si “Kampi i Shfarosjes së Tepelenës”.
Siç Ju e dini mirë Kryetar Peçi, Tepelena ka një histori të madhe. Është vendlindja e Ali Pashës, i cili u përpoq të krijonte shtetin e parë Shqiptar pas Skënderbeut. Është vendi të cilin Lord Bajroni e vizitoi dhe e përshkroi me aq bukuri. Është një zonë ku është luftuar me trimëri për lirinë e kombit shqiptar gjatë gjithë historisë. Është në vendin tuaj dhe më saktësisht në fshatin Kodër ku bandat Greke kryen një nga aktet më barbare në historinë e Ballkanit.
Diogardi del zbyllur ne motivet e tij politike kur si argument për mohimin prej tij te krimeve të komunizmit citon pikërisht njërin prej autorëve e kryesor te tyre diktatorin e fundit komunist Ramiz Alia
Gjatë kohës që unë isha kongresmen i Shteteve të Bashkuara, e vizitova Tiranën bashkë me kolegun tim kongresist, të ndjerin Tom Lantosh. Gjatë takimit prej dy orësh e gjysmë me Presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, Ramiz Alia, ne mësuam për herë të parë mbi një nga aktet më të nderuara dhe më fisnike të popullit shqiptar për të shpëtuar të gjithë hebrenjtë në Shqipëri dhe ata që erdhën nga Evropa Perëndimore përmes Kosovës në Shqipëri gjatë kohës së errët të holokaustit nazist. Prandaj unë ju nxis, me autoritetin e Kryetarit te Bashkisë së Tepelenës të tërhiqni mbështetjen për memorialin Kompleks i cili në mënyrë të falsifikuar përshkruan “Memorialin e Kampit Shfarosës të Tepelenës”. Dhe, meqenëse Këshilli i qytetit tuaj ka kaluar një “rezolutë” mbi të ashtuquajturin “Memorial i Kampit të Shfarosjes të Tepelenës”, unë Ju nxis që zyrtarisht të anuloni një vendim të tillë dhe, në se do të ishte e nevojshme, të linit popullin e Tepelenës të vendosë nëpërmjet një referendumi lokal nëse një njollë e tillë e pashlyeshme do të vendosej në qytetin e tyre të bukur dhe historik.
Dio Guardi me origjine arbëreshe njihet si spekulant ndërmjet mërgatës shqiptare ne SHBA . Ai ka përfituar financime te konsiderueshme në projektet e tij te lobimit sidomos për çështjen e Kosovës Kosovës ndërkohe qe akuzat ndaj tij për spekulim me këto financime e kane zhvleftësuar figurën e tij nder shqiptaret . Me sa duket kësaj radhe janë komunistet financuesit e radhës së tij gje qer vihet re edhe nga vlerësimi qe i bën njerit prej autoreve kryesor te krimeve te ko,monizmit Ramiz Alisë .

Ne kapin e Tepelenës u lanë te vdisnin nga uria  rreth 400 femije te kundeshtareve politike te regjimit komunist

O trap ! Po Ramiz Aline gjete te citosh si për te mohuar krimet e komunizmit ?!