Dikush ta pyes Doktorin edhe për Çamërinë !

Kam pasur dhe kam shumë vlerësim për trajtimin që i bën Doktori rrezikut serb për Kosovën dhe Shqipërinë dhe kontributin e tij në këtë çështje .
Por nuk e kam dëgjuar në këto foltoret për ” bashkimin dhe ringritjen e PD” të flasë për rrezikun  dhe problemet me Greqinë: Çështjen Çame, dhurimin e tokave shqiptare grekëve me ligjin 7501, Varrezat e ushtarëve grekë ( të Zografit ) në Shqipëri, Ligjin e luftës me Shqipërinë ende në fuqi në Greqi etje. Kjo mund të ketë ndodhë nga që askush nga të pranishmit atje nuk e ka pyet për to.
Prandaj mendoj që dikush nga patriotët e pranishëm në foltore nuk është kujtuar ta pyes edhe për këto: Në së i konsideron pjesë problemit e çështjes kombëtare edhe këto,si i ka trajtuar kur ishte në pushtet dhe si do ti zgjidhë kur të vijë prapë ?!
Vëtetë Shqipëria fillon tek Molla e Kuqe në Nish por mbaron tek Tre Vezët në Prevezë, apo jo?!
Ma do mendja që të gjithë biem dakord se edhe këto janë po aq të rëndësishme sa çështja e Kosovës dhe çdo pjesë tjrtër e pa zgjidhur e çështjes sonë kombëtare .

Varrezat greke, patriotët e rinj dhe politikanët e vjetër