Diktatura komuniste shqiptaro – jugosllave

 

Nga Msc.Selami Zalli

Shkodra në vitet e vendosjes së diktaturës, 1945-1953, nga këndvështrimi i Historikut të Sigurimit të Shtetit.

Pa hyrë në rolin historik të Shkodrës si kryeqëndër politike, ekonomike e kulturore ndër shekuj do të përpiqem që në këtë kumtesë të qëndroj brënda temës që përcakton ky tubim shkencor: Shkodra në vitet e vendosjes së diktaturës, 1945-1953, nga këndvështrimi i Historikut të Sigurimit të Shtetit, duke u përqëndruar në pesë probleme kryesore.

Së pari; Diktatura komuniste shqiptaro – jugosllave.

Po e filloj këtë kumtim me togfjalëshin “Diktatura komuniste shqiptaro – jugosllave” sepse për mendimin tim dhe siç dëshmojnë burimet historike, gjatë luftës edhe pas saj në periudhën 5 vjeçare 1945-1949, egërsi komuniste e ushqyer vazhdimisht nga prania e jugosllavisë titiste është shtrirë në të gjithë Shqipërinë por veçanërisht në veriun e saj, sidomos në Shkodër.

Pas tërheqjes së trupave gjermane nga Shkodra me hyrjen në qytet të partizanëve, hynë edhe partizanët jugosllavë. Kjo shënon herën e parë në histori, qësllavët, hyjnë në këtë qytet pa luftë.
Me këtë ngjarje lidhettentativa për zhvendosjen e Shkodrës, bazuar në vlera, nga qendra në periferi dhe shënjestrimi i saj si “delja e zezë”. Në fillim, u goditën dhe shkatërruan vlerat e saj ekonomike, kulturore dhe mbi të gjitha ato njerëzore, nëpërmjet grabitjes sëarkivave, bibliotekave, vepravetë artit, si dhe çdo vlere tjetër të krijuar në shekuj, duke tentuar të zhdukëidentitetin e kësaj treve.

Diktatura duhej të fillonte goditjen e përqëndruar nga Shkodra, për shkak tëveçorive historike, rolit emblematik, opozicionit e mospajtimit me çdo pushtues e të keqe, ngado që ka ardhur.

Në studimet e linjës zyrtare deri më tani, nuk gjendeshin dokumente apo literaturë rreth këtyre ngjarjeve veç sa shkruhej në shtypin e kohës, informacion i deformuar nën peshën ideologjike, se për kurrikula shkollore, botime të Akademisë së Shkencave apo të Institutit të Historisë etj, as që bëhet fjalë.

Në dokumentacionin e shfrytëzuar, konstatohenproblematikanë terminologji dhe shifra të cilat nukrezultojnë precize e të definuara saktë,por të relativizuara si:“disa, dhjetra, qindra, banda, kriminelë, të arratisur, asgjësim, spastrim”, deri “revoltë”, pa përcaktuar në asnjë rast palët dhe arsyet e saj, pa dhënë asnjë sqarim si dhe me ç’të drejtë ligjore apo morale mund të futet një popull apo krahinë në karantinë, regjim ushtarak e policor duke u dhunuar, hequr të drejtat fondamentale, si e drejta e jetës, pronës, fjalës së lirë dhe mundësisë për të vendosur vetë për fatin e tyre, nga një pushtet, që e quan veten popullor.

Nuk mund të mos bien në sy pasaktësitë e mëdha në përshkrim, emërtime dhe informacion, të cilat tregojnë jo vetëm nivelin e ulët e mosnjohjen, por edhe deformim të problematikës, ndërkohë që “pretendohej” dhe ende ka njerëz që besojnë se sigurimi ka ditur dhe kishte në kontroll gjithçka.

Gjatë gjithë trajtesave konstatohetpaligjshmëria që shprehet ngaushtrimi i torturës, përdorimi i pengjeve, vrasjeve dhe “vetëvrasjeve” nëpër burgje, trajtimin e femrave, përdorimin e metodave antihumane në hetim, rekrutimet me mjete të dhunshme etj.Për ekzistencën dhe funksionimin e tyre nuk flitet fare, por mbeten në terma të përgjithshme, për t’u nënkuptuar e referuar në burime të tjera,por asnjëherë në dokumentacion zyrtar.

Gjatë diskutimit në Asamblenë Kushtetuese dhe fazës së përgatitjes për zgjedhjet e para të zhvilluara, ndër zërat e parëopozitar do ishin ata shkodranë, njësoj si në vitin 1921. Këtë rradhë, egërsia, për shkak të pushtetit dhe bërja qejfit “miqve”,do sakrifikonte miletin. Nisur nga prezenca jugosllave në mbikqyrje edhe terren,përpjekja për ta anashkaluare fshehur këtë, na shtyn të mendojmë e besojmë se mbrapa qëndronin jugosllavët, që lakmonin tokën dhe detin, të vetëdijshëm që nuk mund ta realizonin këtë synim, për sa kohë këtu të kishte shqiptar“për pa mbet shqypnia n’vasha”, ndaj e donin tokë të zbrazur.

Qartazi konstatojmë fobinë dhe tendencën e sajesës politike që po projektohejtë vinte në pushtet, fatkeqësisht nën hundën e aleatëve perëndimor, për të cilët historia dhe dokumentet nuk kanë arritur ende në një përfundim të qartë dhe shkencor, nëse gabuan apo kështu deshën.

Së dyti: Dokumentacioni zyrtar mbi rezistencën antikomuniste në veri.

Sot, ne trashëgojmë dhe kemi studime historike në lidhje me shërbimin sekret shqiptar të Ali Pashë Tepelenës, të periudhës së Mbretit Zog, por një studim apo investigim zyrtar për këtë periudhë nuk kemi ndeshur deri më tani.

Në pasqyrimin e tablosë mbi vendosjen e diktaturës në Shkodër, jam mbështetur në materialet e Historisë së Sigurimit të Shtetit i ripërpunuar, dhe Historikune Armës së Sigurimit të Shtetit të Degës së Punëve të Brendshme të Rrethit Shkodër për vitet 1941-1975, pa hyrë në thellësinë e dokumentacionit arkivor konkret të ngjarjeve të kohës.
Materiali i pare, Historia e Sigurimit të Shtetit e botuar në vitin 1974, duke e studiuar me kujdes, nxirren mjaft të dhëna rreth diktaturës si organizimi, ecuria, format e punës zbuluese, goditëse dhe trendit të saj.
Shembujt e egërsisë, dhe pasojat që sollën mbi shoqërinë shqiptare në përgjithësi, janë të panumërta, por unë do të përpiqem të prezantoj disa nga ato që kanë të bëjnë dhe përfshijnë qytetin e Shkodrës dhe zonën e veriut në terësi.

Nëmaterialet e sigurimit të shtetit, bëhet fjalë për ekzistencën e listave të zezatë hartuara nga Sigurimi ku bënin pjesë edhe element nga rradhët e partisë. Imagjino si mund të kenëfunksionuar këto lista ndaj qytetarëve të thjeshtë, sidomos në Shkodër.(tregtarët, tëarsimuarit, klerikët)etj, në kushtet kur ekzistonin 6000dosje.

Sipas kësj historiografie në vitin 1948,në themel të veprimtarisë së Sigurimit u vu teoria e Zhakonovit:“Shpifja u bë arma bazë për të siguruar kontrollin mbi partinë” edhe “…nëqoftëse dëshiron të zbulosh çerdhet e fshehta të armikut, shiko se do ti gjesh pranë shpifjeve…”.

Persekucionin komunist në zonën e veriut në qëndër (dhe ballë) të së cilës gjëndet Shkodra, jam përpjekur ta shof nëdisa rrafshe;

Në rrafshin historik, Shkodra jo vetëm nuk ishte nënshtruar, por as kishte gabuar kurrë në historinë e ekzistencës së saj, e vendosur gjithnjë në kahun e duhur, duke marrë përgjegjësitë dhe rolin qëi takon.
Në vështrimin gjeografik, armiqtë e jashtëm të prezantuar, sidomos ata sllavë, orakujt dhe administratorët faktik të elitës në fuqi.Në të gjithë perimetrin linear kufizoheshin me Shkodrën, kishin dhënë kontributin e tyre në shtypjet e të gjitha lëvizjeve e revoltave popullore, sidomos në Kelmend.Bashkërisht kishin përmbyllur Tivarin e të tjera “binjakëzime e partneritete të përbashkëta”, të njohura e të panjohura ende, dhe nuk përjashtohet mundësia të kenë qenë e të jenë kontrata apo marrëveshje afatgjata në vijimësi.
Në aspektin religjoz,sipas dokumentacionit të sigurimit të shtetit, prezantohen si rrezik dhe armiq, italianët dhe turqitpër të justifikuar goditjen e klerit në tërësi, siç edhe ndodhi.
Në aspektin klasor dhe shtresëzimit shoqëror, përcaktohen si target tregtarët, të arsimuarit jashtë vendit ish pjestar tëadministratave,të pasurit, përkrahësit e fashizmittë gjithë anti sllav, etj.

Në vitin 1951 u bë evidentimi i përgjithshëm në të gjithë vendin, i elementit kundërshtar dhe kontingjentëve që mund të bashkëpunonin me zbulimet armike.Në Shkodër kishte filluar më herët.

Operacione pastrimi u zhvilluan në gjithë vendin, por më i ashpër dhe me forca të shumta ishte në Veridhe në qytetin e Shkodrës. Shënjestra kryesore e sigurimit ishin të arratisurit, familjarët, të afërmit e tyre dhe të të dënuarve, të prekurit nga reformat, ish nëpunësit, tregtarët etj.
Në këtë periudhë, janë kapur dhe dorëzuar komunistëve jugosllavë për ekzekutim, nacionalistëdhe kryengritës shqiptar, banorë në të dy anët e kufirit. Me vlerë të veçantë ilustruese rastet e anëtarit të Kongresit të Manastirit, firmëtarit të Pavarësisë Bedri Pejani,istrehuar në Shkodër, Kryetarit të qarkut të Kukësit, patriotin Halim Spahia etj, duke kulmuar me Masakrën e Tivarit.

Në këtë periudhë, megjithëse formalisht ishte shpallur dhe propagandohej ekzistenca e insitucioneve dhe ligjeve vepruese.Në terren veprohej ndryshe, pushkatoheshin njerëz pa gjyq, digjeshin shtëpi, grabitej ushqimi e bagëtia, merreshin e mbaheshin peng popullata e lirë, burgoseshin e internoheshin në mënyrë masive, duke e bërëgjendjen më të rëndë se çdo luftë.

Së treti: Mbi operacionet espastrimit në periudhën14 Janar deri me 16 Shkurt 1945.

Gjatë kësaj periudhe forcat e sigurimit të shtetit dhe të Mbrojtjes Popullore filluan goditjen e përqëndruar të zonës veriore, me objektiv të posaçëm Kelmendin.
Në dokumentacionin zyrtar të të dy historikëve të sigurimit, të atij qëndror dhe lokal, ndeshen kontradikta mbi formën e realizimit të goditjes dhe forcat e përdorura.
Thuhet se goditja e Kelmendit u realizua nga 5 drejtime, duke arritur asgjësimin e reaksionit, çarmatimin, mobilizimin e detyrueshëm ushtarak (kjo situatë e njëjtë si dhe OZNA në Kosovë e veçanërisht në Drenicë, pas vrasjes së Shaban Polluzhës dhe mobilizimin me dhunë të popullatës për t’i nisur drejt Sremit e Tivarit). Kësaj faze i përkasin vrasjet pa gjyq në Vukël, internimet në Kamëz, Berat, Porto Palermo për të përfunduar nëGulagun Shqiptar, në Tepelenë.

Ndërsa bëhet fjalë për sulm në 5drejtime, nga vështrim i vëmendshëm dhe analizë konkrete dalin vetëm 3 drejtime,dy me emra konkret drejtuesi, duke qenë se mungojnë 2 drejtime të njohura, nga të cilat u goditën pas shpine forcat e Kelmendit në Vermosh.
Moment që dua të ndalem e ta theksoj posaçërisht, nga zbardhja e të cilit hidhet dritë mbi shumë të vërteta, të thëna e të hidhura, portë padokumentuara, nësulmi mbi Kelmend (Vermosh).
Ajo që tërheq vëmendjen në mënyrë të veçantë, janë kontraditat në dokumentacionin HSSH dhe HDPB Shkodër, mbi numrin e drejtimeve të sulmit mbi Vermosh dhe forcat pjesëmarrëse në këtë sulm, rolin e oficerëve jugosllavë në rradhët e SEMP, ndihma me trupa nga ana e kufirit (pas shpine) apo me lejim kalimi (përdorim territori), nga ana e trupave partizane. Moment i paqartë dhe i diskutueshëm janë arsyet e mbulimit të këtij fakti, të cilat duhet të jenë thellësisht kompromentuese. Ajo që më intrigon në këtë drejtim është këmbëngulja dhe insistimi për ta fshehur këtë moment, për të cilin vazhdimisht kanë folur studiuesit, pjesëmarrësit dhe dëshmitarët okular në ngjarje.
Sipas HSSH, sulmi do jepej në pesë drejtime, të përcaktuara tre drejtime, jepen vetëm dy emra komandantësh.
Sipas HDPBSH, sulmi në tre drejtime, prezantohet lejimi i përdorimin të territorit shtetëror jugosllav nëpërmjet Tuzit, për t’u dalë pas shpine kryengritësve, që në fakt edhe kjo gjysmë e vërtetë, pasi forcat që kanë arritur të dëmtojnë e shkatërrojnë kryengritësit sipas kohanikëve, kanë hyrë nga ana e Plavës dhe nëpërmjet fshatit Martinaj e Gusi për të dalë në Vermosh.

Në këtë dokumentacion të ashtuquajtur historik, me përdorim të posaçëm, të kufizuar vetëm për të besuarit dhe sekret, për të cilin hartuesit nuk e kanë menduar kurrë që do të gëzojë ndonjëherë këtë status, që mund të bjerë në dorë të publikut dhe “armikut”, nuk janë në gjendje të jenë konkret në shifra, emra dhe ngjarje reale, duke përdorur si argument frymën dhe ideologjinë.
Bëhet fjalë për gjykimin e dhjetra kriminelëve në datat 14-19 Maj, bashkëpunëtorë të Jup Kazazit e Llesh Marashit, ku gjithçka e amullt dhe e paqartë, pa datë, emra e kronologji.Flitet për kriminelë (ballistë) nga Jugu, pa asnjë sqarim apo analizë se si dhe çfarë ndodhi, duke kompromentuar dhe krijuar përshtypjen e trukimit mbi këtëdokumentacion.
Bëhet fjalë për pushkatime të dhjetra personave (spiuna e kriminelë), sikur bëhet fjalë për dëmtime në të mbjella ose në blegtori, nga prania e ndonjë force madhore. Vrasjet dhe asgjësimet nuk prezantohen me emra individual, as me numra, por me palë, dhjetra e qindra, ç’ka duhen verifikuar dhe dokumentuar.

Kontradiksioni dhe konfuzioni në këto dokumente nuk kanë fund, ndërkohë që pretendohet spastrimi, pranohet fakti i ekzistencës së reaksionit në disa zona të veriut, ku ende janë 1850 persona si kryengritës me armë.

Pjesa dërrmuese e fakteve dhe rrethanave të paraqitura, në këtë dokumentacion zyrtar, i cili hedh dritë mbi mënyrën e veprimtarisë dhe “sukseset” e armës së sigurimit të përforcojnë bindjen dhe nevojën si domosdoshmëri, për hapjen e procesit për rishikimin e historisë.

E gjej të domosdoshme të ndalem në faktin si e ka trajtuar historiografia komuniste dhe pikërisht struktura, mbajtëse e monopolit të sekreteve në dokumentacionin e saj, ngjarjen e njohur si “Masakra e Tivarit”. Nëse nuk do kishte ndodhur ajo çfarë ndodhi në Tivar, dhe këto pengje do lejoheshin të ktheheshin në shtëpi, kjo ngjarje nuk do mbetej pa emër, por do quhej “Masakra e Urës së Tamarës” ose masakra e çdo zone, ngjarje e vrasje të ndodhur nëpër territorin shtetëror shqiptar (500 të vrarë), i cili u finalizua në mënyrën më mizore në Tivar, emrin e të cilit mori.

Rreth kësaj ngjarje, ky historik tregon mjaftueshëm si pretendohet “padijenia” dhe deformohet informacioni dhe e vërteta nëpërmjet një fraze; “…titistët e Beogradit, me qëllim provokimi kalonin në …(Janar 45) 7 000 kosovarë përmes qarkut e qytetit të Shkodrës … reparte biellogardiste…” trajtesë e përshkrim që flet sa mijëra fjalë, me qëllim për të “vendosur brirë”, pasi është fakt i njohur botërisht marrëdhënia ndërmjet PKSH dhe PKJ, në atë kohë “në muaj mjalti”, aq sa nëpër mitingje e zyra dominonin thirrjet dhe portretet e binomit Enver-Tito.

Nëpërmjet këtij teksti historie, miratur nga një këshill i posaçëm shkencor dhe ministri i kohës, vendosur në ruajtje dhe përdorim mbi bazën e rregullave të posaçme dhe për herë të parë materiale të tij, mund të shfrytëzohen për studim e njohje e nga publiku i gjërë. Shtoi këtij arsyetimi mënyrën e funksionimit, varësinë e detyrimet për raportim e dhënie llogarie të vetë armës së sigurimit. Edhe i vetëm, ky tekst historie, i jep përgjigje çdo aludimi, duke i hequr mundësinë kujtdo të pretendojë padijeninë e Partisë, të udhëheqësit dhe udhëheqësve kryesor, pjesë të Sekretariatit dhe Byrosë Politike të KQ të Partisë, për çfarë do të ndodhte dhe ka ndodhur në Tivar, parë në frymën si është trajtuar e prezantohet kjo ngjarje në dokumentacionin e kohës.
Kalimi i kosovarëve nëpër Shkodër dhe sjelljet e vrazhda të shoqëruesve, përgjatë kalimit nëpër qytet, duke moslejuar qytetarët shkodranë t’u japin bukë, ujë dhe nëse dikush reagonte ndëshkohej, na shtyjnë të mendojmë e studiojmë, që nuk ka ndodhur rastësisht ngjarja në Urën e Tamarës. Fshehja dhe deformimi i saj nga pushteti i kohës, nuk i lejon të dalin duar jashtë dhe na shtynë të mendojmë se planet ogurzeza, mund të kenë qenë më të rënda e pse jo ta kthejnë Shkodrën në “arenë gladiatorësh” ku padronët, të argëtoheshin me “skllevërit”, të mundurit e tyre, si për të treguar që tani e tutje do të mbretërojmë qetësisht, dhe se, në themelet e pushtetit (pushtimit) të tyre, po hidhnin gjak të pastër shqiptar, deri tani i derdhur në luftërat për liri.

Me këtë periudhë, përkon dhe spastrimi në kuadër tëforcimit të ushtrisë,përpilimi i listave për të gjithë personat e dyshimtë qënga 7 Prill 1939 – Janar 1945 (diferencimi). U ngritën sistemet e vëzhgimit, nëpermjet depërtimit në rradhët e të dyshuarve, ku si shembullsillet V.Daragjati,i cili akuzohet për lidhje me klerikët, bandat, misionet anglo amerikane etj.

Së katërti: Organizimi i organeve të mbrojtjes së popullit SEMP-it në Shkodër,detyrat e tyre.

Me qarkoren nr.20, më datë 24 Shtator 1944 dhe 16 Nëntor 1944 të Shtabit të Përgjithshëm, në Dhjetor 1944 u krijuan Seksionet e Mbrojtjes së Popullit (SEMP), që vareshin nga Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit.
SEMP-i për Shkodrën është krijuar në Mars 1945.
Nga SEMP vareshin Komandat e Vendit, të vendosura në qytet dhe në qendrat e lokaliteteve.
Në qytetin e Shkodrës këto komanda u ngritën në Kiras, Rus, Manxhar, Ballabane, Pazar i vjetër, Perash dhe tek Dugajt e reja. Për mënyrën si ishin organizuar dhe nëse kishin në burgje secila, nuk kemi asnjë të dhënëtë dokumentuar deri në këtë moment.Shpresojmë në të ardhmen!
Në fshatra u ngritën nëpër qendrat e lokaliteteve si në Mjedë, Gur i Zi, Bushat, Velipojë, Oblikë, Vrakë, Mes, Shllak, Dajç, Shirokë dhe Zogaj.
Sipas kësaj strukture, Seksionet e Mbrojtjes së Popullit (SEMP) u ngritën në gjithë qarkun e Shkodrës, brenda të cilit përfshiheshin rrethet Koplik, Pukë, Dukagjin, Lezhë e Mirditë.
Drejtues i Seksionet e Mbrojtjes së Popullit (SEMP) për Shkodrën ishte major Zoi Themeli, Zëvendës, kapiteni Nesti Kopali. (i arratisur më vonë?! ) dhe Fadil Kapisyzi.
Nëpër rrethe drejtonin të besuarit. ….

SEMP-i kishte detyrëspastrimine territorit nga kriminelët e luftës të fshehur në qytete dhe malësitë e veriut.
Për këtë qëllim,më 28.12.1944 në Shkodër u ngrit “Komisioni për përcaktimin e kriminelëve të luftës dhe për shqyrtimin e fitimeve të luftës nga tregtarët”.Njëherazi, eleminoheshin kundërshtarët dhe grabitnin pasurinë, proces nën drejtimin e Shefqet Peçit.
Sipas dokumentacionit (tekstit HDPB Shkodër), humbja që pësoi batalioni i parë i Brigadës së I-rë sulmuese, më 15 Janar 1945, tek Ura e Tamarës (37 partizanë), justifikohet jo me qëndresën e kryengritjes, por me pamundësinë për futjen e agjenturës së duhur brenda rradhëve të armikut.
– Në datat 18-19 Janar u dërguan dy batalione, të cilat më datë 20, u detyruan të tërhiqen. Jehona e kësaj ngjarjeje (kryengritjeje) u shtri në gjithë veriun.
Për t’i bërë ballë kësaj situate në krye të operacioneve të spastrimit në Shkodër, Kukës e Dibër, u vendos Mehmet Shehu, i njohur për egërsinë e tij dhe i sprovuar si gjakatar.
Ndonëse kryengritja zhvillohej në Vermosh, operacioni vendoset të fillojë në Shkodër, qytet i cili emërtohet koka e reaksionit, gjë për të cilën më 28 Janar u shpall shtetrrethimi në qytet.
Pavarësisht se shtetrrethimi u shpall më 28 Janar, operacioni kishte filluar që në datat 26 dhe 27 Janar 1945, nga ana e forcave ushtarake dhe të MP, duke kontrolluar çdo shtëpi, arrestuar çdo të dyshuar dhe pjesëtar të listës së përpiluar mbi elementin armik, duke arrestuar 120 persona nga 240, që përmbante lista, pa përcaktuar se kush dhe çfarë përfaqësonin këta të arrestuar.

Më 22 – 23 Janar 1945, kryengritja e Koplikut dështoi për shkak të mosrakordimit e inkoherencës midis kryengritësve në veri dhe jug të Shkodrës.
Kjo pasoi dhe me lëvizjen e grupit të deputetëve në Tiranë për kufizimin e opozitës nëpërmjet “Bashkimit Demokratik” dhe “Organizatës tekniko-intelektuale” dhe dy organizatat e Shkodrës “Organizata Demokristiane” dhe “Bashkimi Shqiptar”, siç dëshmojnë dokumentet e sigurimit.
Gjatë kryengritjes së Postribës u vranë 33 kryengritës, u gjykuan dhe pushkatuan 8 vetë, 200 vetë u arrestuan dhe ju dhanë gjyqit.Nga forcat ushtarake u vra një dhe u plagosën dy oficerë.

Siç është traditë në regjime ideologjike, me kalimin e kohës e të viteve, gabimet dhe dështimet gjenden tek të ikurit, të mundurit dhe të vdekurit. Për Kelmendin, Koplikun dhe Postribën fajtorë u shpallën Tuk Jakova, Zoi Themeli dhe Koci Xoxe.

Më pas, vazhdon lufta për zbulimin dhe shpartallimin e organizatave klandestine “Bashkimi Shqiptar” dhe “Organizata Demokristiane”.
“Organizata Demokristiane” u krijua më 18 Nëntor 1944 në kuvendin françeskan, Organizata “Bashkimi Shqiptar” u krijua më17 Shkurt 1945, nga kleri katolik me urdhër të Vatikanit, nga elementët armiq të pushtetit popullor pa dallime ideologjike dhe fetare, me qendër seminarin jezuit. Në rast mosbindje dhe dështimi të anëtarëve, thuhet se do të ndëshkoheshin nga “dora e zezë”? dhe do të mallkoheshin nga Papa. Numri i anëtarëve ishte i madh dhe u shtri ne Tiranë, Durrës dhe Krujë me objektiv tërë Shqipërinë.Më datë 27 Nëntor 1945, u arrestuan të gjithë krerët e kësaj organizate.
Ajo çfarë bën përshtypje dhe kam mendimin se ështëkrijesë dhe fantashkencë konspirative,mbetet, sajimi dhe bërja prezente e organizatës terroriste “dora e zezë”, produkt i fantazizë dhe asistencës së specialistëve jugosllav, nga e ka origjinën dhe ka ushtruar aktivitetin kjo organizatë, e cila ka dëmtuar pafundësisht shqiparët,sidomos gjatë ushtrimit të veprimtarisë në Kosovë.

Së pesti: Detyra dhe preventive për të ardhmen.

Pikëpyetje të mëdha, me rëndësi për t’u studiuar e dhënë fund njëherë e mirë përbaltjes, përbën zbardhja e së vërtetës mbi shumë figura me kontribute të mëdha në historinë e Shqipërisë, të paraqitur si “tradhtarë – armiq”, ndonëse kanë luftuar e janë vrarë me serbët dhe komunistët?!
Nevojitet punë e madhe dhe e pandërprerë, për të hedhur dritë me dokumente mbi këtë periudhë dhe ngjarjet e dendura që i përkasin kryengritjet (Kelmend, Koplik, Postribë), Gjimnazine Shkodrës, Spiunët e sjellë nga rrethet si konviktorë dhe keqpërdorimi i tyre, Roli dhe aktiviteti i individëve me origjinë sllave dhe dominimi i tyre politik e ushtarak në qytet, Organizatat, Grupet e Individët rebel.

Ashpërsimi dhe thellësia e goditjes së katoliçizmit, i cili në parimet e tij ka dhe ritualin e “paqes kristiane”, por jo deri në ato përmasa sa të harrojë martirët e vet, për më tepër duke rënë në prehërin dhe pozita bashkëpunimi më dhunuesit dhe presekutorët, të cilët ende nuk kanë kërkuar as formalisht ndjesë. Kjo rrethanë do të legjitimonte dhunën e ushtruar dhe përsëritja do të ishte e justifikuar, njësoj si gënjeshtra për herën e dytë, duke marrë nga eksperienca suedeze modele pozitive dhe jo “sindromin e njohur”.

Duhet të kontribuojmënë funksion të zbardhjes së të vërtetave dhe hedhjes dritë mbi këtë pjesë të historisë, në funksion të njohjes, kujtesës dhe krijimit të kushteve e premisave, që këto dukuri të mos përsëriten në të ardhmen.Nëpërmjet një dokumentimi të drejtë dhe faktik, identifikimit të ndershëm e shkencor, të dalë qartë se kush janë arsyet e krijimit të kësaj situate, strukturat, autorët, organizatorët, ekzekutorët, ndihmësat dhe viktimat e saj.
Brenda këtij procesi të evidentohen e të dalin në pah,
– Shtypja,
– Qëndresa dhe qëndrestarët,
– Solidariteti,
– Autorët e krimeve dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Mbetet detyrim dhe domosdoshmëri që ky dokumentacion të konsultohet, shqyrtohet përpara çdo promovimi e dekorimi, sidomos për ata që nuk pësuan në diktaturë, mbajtën poste dhe bënë jetë të rehatshme, qofshin këta persona publik, shkrimtarë, artistë, profesorë etj.
Për secilën nga këto dukuri ka parashikime të posaçme në ligjin 45/2015, i cili me gjithë mangësitë, ka vend e mundësi për përmirësime, por dhe në këtë gjendje duhen përpjekje për të shfrytëzuar çdo hapësirë dhe oportunitet, nisur nga qëllimi dhe vullneti i mirë.

Tema dhe objekti është mjaft i gjerë, pavarësisht dëshirës dhe mundësisë për të vazhduar këtë komunikim pa fund, koha është e kufizuar. Po e mbyll me besiminse në të ardhmen do të kemi pasurim dhe risi në këtë trajtesë, për “Engjëllin Mbrojtës” të tokës e Çështjes Shqiptare.

Faleminderit për vëmendjen dhe kohën tuaj të çmuar!

Kumtesa në Konferëncën : “Shkodra në vitet e vendosjes së diktaturës komuniste 1945-1953″,