Diana Çuli, prova që AIDSSH, nuk i “hap” dosjet Siguriumit të Shtetit

Nga Nebil Çika

Kuvendi i Shqipërisë po shqyrton kandidaturat për anëtarë të AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive). Seanca në Komisionin Parlamentar të Medias e planifikuar për dje u shty për shkak të situatës së krijuar nga “Coronavirusi” por gjithësesi një prej kandidateve Diana Çuli, ka të gjitha gjasat të kualifikohet në shkelje të hapur të ligjit, pasi skualifikimi i saj për shkak të pjesëmarrjes në krimet e komunizmit bëhet i pa mundur nga ndalimi që ligj tjetër, ai i Autoritetit mbi Informimin e Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, i ndalon këtij autoriteti të verifikojë personat që kanë marrë një vërtetim të pastërtisë së figurës nga komisionet “Mezini” e “Bezhani” edhe pse Autoriteti ka të dhëna dokumentare për pjesëmarrjen e tyre në krimet e komunizmit.
Rasti i Çulit është prova më e qartë se si ligji që është miratuar për zbardhjen e krimeve të komunizmit funksionon në fakt për të fshehur këto krime dhe për të mbrojtur autorët e tyre. Çuli është një nga personat që në mënyrë të pa ligjshme ka marrë një vërtetim pastërtie nga komisioni, pasi pjesëmarrja e saj në krimet e komunizmit është e vërtetuar zyrtarisht dhe publikisht, madje edhe ajo vetë e ka pranuar në një fare mënyre krimin e saj.
Çuli është ekspertja e Sigurimit të Shtetit që përgatiti ekspertizën letrare që çoi në pushkatim poetin martir Genc Leka. Autoriteti ka vendosur të mos verifikojë veprimtarinë kriminale të Diana Çulit për shkak të vendimit nga komisioni “Bezhani” që ajo ka mare vite më parë edhe pse vet autoriteti ka prova të inkriminimit të saj.
Tre vjet më parë në përvjetorin e vrasjes së martirëve Genc Leka e Vilson Blloshmi në Librazhd, në një ceremoni publike vetë kryetarja e AIDSSH, Znj Gentiana Sula i ka dorëzuar të birit të Genc Lekes, Petrika Leka dosjen e sigurimit për të atin ku “shkëlqen” me ekspertizën e saj për Sigurimin, Diana Culi. Pra edhe pse AIDSSH ka zbuluar veprimtarinë e saj kriminale i kthen përgjigje Kuvendin se nuk mund ta shqyrtojë kërkesën për verifikimin e sajë pasi sipas tyre e pengon ligji i hapjes së këtyre dosjeve.
Përpara se AIDSH të merrte vendimin unë i kam dërguar një letër ku i kam kërkuar të informojë Kuvendin e Shqipërisë për veprimtarinë kriminale të Çulit të vërtetuar nga dosja e Sigurimit e Genc Lekës pavarësisht pamundësisë ligjore për të hapur dosjen e personit që i kërkohet të verifikohet.
Dje mora vendimin e AIDSH dhe me keqardhje pashë që komisioni kishte “zbatuar ligjin” duke mos e marrë parasysh pavarësisht kërkesës tonë.
Më poshtë po botojmë kërkesën tonë dhe vendimin e AIDSSH për eksperten e Sigurimit te Shtetit, Diana Çuli.