Dhunohet memoriali i martirëve të Masakrës komuniste te Matjanit në Lushnje

 

Ne fushatën e revanshit komuniste ne Shqipëri këto dite është dhunuar një tjetër memorial kushtuar martireve antikomunistë . Janë prere selvitë e mbjella ne vendin e masakrës komuniste ne Matjan ,dy vjet me pare nga familjaret e martireve dhe Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë. Ne ketë vend ne vitin 1943 forcat komuniste te komanduara nga Mehmet Shehu dhe Dushan Mugosha pushkatuan 72 nacionalistë te zonës te nderuar me titullin e larte “ Martire te Demokracisë” nga Presidenti i Republikës .
Dhunimi i memorialit te martireve te varre nga brigada e pare komuniste e drejtuar nga Mehmet Shehu dhe shefi i tij serb Dushan Mugosha vjen pak dite pas heqjes me vendim gjykate te emrit te kriminelit komunist Mehmet Shehu nga një rruge ne qytetin e Ballshit gjë qe na bën te dyshojmë se ky është i krim i planifikuar me prapavijë e mbështetje të qarte politike .
75 vjetori i pushtimit komunist te Shqipërisë ka shënuar një vale dhunimesh te memorialëve kushtuar martirëve antikomunistë dhe viktimave te komunizmit ne te gjithë vendin. Ndërkohe qeveria dhe pushteti lokal ne kontrollin e komunisteve kane organizuar një fushate revanshi te nderimit te autorëve te krimeve te komunizmit dhe simboleve politike e ideologjike komuniste !
Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë e indinjuar dhe e revoltuar nga këto dhunime i kërkon qeverise te ndalë revanshin e nderimit te diktaturës komuniste që frymëzojnë dhunimet e memorialëve antikomuniste nga militantet e saje e dhe institucioneve te zbatimit te ligjit te gjejnë e te ndëshkojnë autoret e këtyre krimeve ,