Dhuna e policisë, protestuesja shtatëzënë humb fëmijën

 

Një skandal i vërtetë ka ndodhur gjatë arrestimeve të djeshme nga policia të protestuesve që ishin tek parlamenti.

Njëra prej grave që është shoqëruar mësohet se ka dështuar nga dhuna shtazarake që policia ka ushtruar ndaj saj.

Siç kanë bërë të ditur banorët e Astirit, Erjona Dozhani ka qenë 5 javeshe shtatzënë, por fatkeqësisht ka humbur fëmijën që kishte në bark.

Burimet thanë se, ajo aktualisht ndodhet në spital, ndërsa burri i saj është arrestuar.