“Dhomat e errëta” të politikës !!!

Nga Nebil Çika

“Tragjedia e vërtetë e jetës është kur burrat kanë frikë nga drita ” -Platoni

Dje, Enkelejd Alibeaj deklaroi se :”nuk do të ketë një marrëveshje politike në dhomat e errëta me qeverinë për Presidentin e ri, se ato në të shkuarën kanë rezultuar të këqia për shqiptarët”.
Duket se e ka vënë gishtin në plagë.
Një nga marrëveshjet në “dhomat e errëta” të politikës shqiptare është ajo e vitit 2008 midis Berishës dhe Ramës që çoi në ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor ku lista u ndryshua sistemi elektoral dhe lista kandidatëve për deputetë iu la “monopol” kryetarëve të partive, por jo vetëm kaq .
Po kjo marrëveshje hoqi detyrimin kushtetues që Presidenti i Republikës të zgjidhej me shumicë të cilësuar, gjë që hoqi mundësinë opozitës të imponohej për Presidentin dhe i garantoi kryeministrit në pushtet katër vite të sigurta në pushtet .
Zgjedhja e presidentit para kësaj marrëveshje ishte mundësia e vetme e opozitës për të rrëzuar qeverinë, në rastin më të keq, për të balancuar disi pushtetin duke zgjedhur një president, jashtë kontrollit të kryeministrit !
Kjo marrëveshje në “dhomë të errët” është sot problemi më i madh, jo vetëm kushtetues, i vendit .
Autorët e sajë janë sot ende në pushtet dhe politikë, pikërisht prej sajë .
Kjo marrëveshje është një komplot politik i qartë komunistëve për të garantuar sa më gjatë pushtetin e tyre dhe akti politiko- juridik më i keq për shqiptarët, vazhdimësi e projektit dhe strategjisë politike të “Katovicës” dhe Ramiz Alisë për ndërtimin e pseudo demokracisë shqiptare,
projekt që, fatkeqësisht, ende vazhdon !