Dhimbjen e qytetarëve në hall nuk e sheron asnjë këngë e asnjë koncert

Nga Orjola Pampuri

Qeverisja e ketyre pese viteve e permbledhur ne nje tragjikomedi, te vene ne skene nga kryeministri dhe aktoret e tij te “shkelqyer” ministra, ish ministra e deputete. Per imazhin e te ciles kujdesen “stiliste”, te cilet qendisin pa u lodhur vend e pa vend, pelhuren e padukshme te huazuar nga fabula “Rrobat e Mbretit’, por ne versionin “patetik”: ” Ehhhh Si mund te lodhesh nga politika e Edi Rames”…..

Ne fakt si nuk mund te mos lodhesh me kete pseudo politike te ketyre pese viteve, e cila i sherbeu me se miri atyre qe dine mire se si mund te “vjelesh” ne toka ” te minuara”.
Si mund te mos flasesh per punen pesevjecare te kesaj qeverie, e cila do te kujtohet vetem per trafik droge, per varferiimin e qytetareve, per rritjen e papunesise, per taksa te larta, per dhjetera biznese te cilat mbyllen cdo dite, per shifrat galopante te azilkerkuesve ne Europe, per kapjen e drejtesise per te mbrojtur veten dhe bandat, per arrestime njerezish hallexhinj e te pafajshem dhe asnje ndeshkim per ata te cilet duhet te ishin larguar e arrestuar te paret, ministrat e ish ministrat e tij.
Sistemin shendetesor e shkaterroi, mjeket u larguan e po largohen, te tjere mjeke e specialiste i largoi padrejtesisht nga puna. Listen e barnave te rimbursushme e hartoi sipas interesave te tij e klinteve te tij. Pacientet me semundje tumorale dergjen pavioneve te onkologjikut per te gjetur medikamentin, kimiopreparatin e shpreses per ta, por rralle mbarojne pune ndonjehere duke e blere kur kane mundesi e ndonjehere duke pritur, pritje e cila per ta ka pasoja te renda. E si nuk mund te flasesh per politikat e tij, i cili perjashtoi nga ndihma ekonomike mijera familje te varfra. E si te mos flasesh per politikat e tij, kur ne 5 vite nuk ndertoi asnje kilometer rruge, por kerkon te taksoje rruget qe i gjeti te ndertuara, e kur perballet me revolte te qytetareve, si nje diktator i paepur, zgjidhjen e vetme e gjen tek ndeshkimi.
Flet gjithe diten sa nga njeri ekran ne tjetrin, ndonjehere vete e ndonjehere i shoqeruar nga “velinat” e qeverise se tij, flet per ato cka nuk ka realizuar, e as nuk ka ndermend ti realizoje por nga ana tjeter nuk di t’i realizoje. Pasi te duash te ndertosh nje shtet, duhet te mos mendosh si te zhvasesh qytetaret e tij. Por kete gje nuk di e nuk mund ta beje dot.
“Nje shtet i cili ka frike, t’i lejoje njerezit e tij ta gjykojne te verteten dhe te rremen, eshte nje shtet qe ka frike prej njerezve te tij” Xhon.F. Kennedy.
Por ky kryeminister sot ka frike, pas faktesh pafund, te pranoje qe Xhafa nuk duhet te qendroje me ne qeverine e tij, ka frike te pranoje bashkepunimin e ish ministrit me banda e trafikante, ka frike te pranoje qe ishte ai qe promovonte, mbronte e mbeshteste kryetarë Bashkish si ai i Rrogozhines, te cilin sot e ka “shitur” pa iu dridhur qerpiku, ish kryetare bashkish qe perfaqesonin qytetaret, por si perdhunues, trafikante e falsifikatore nuk mund te perfaqesonin qytetaret, por ky kryeminister i mbrojti deri ne fund, ka frike te pranoje qe ka kryetare bashkish, vellezerit e te cileve kultivojne hashash, ka frike te pranoje qe ka deputete te perfshire ne bastisje tokash ne jug…..e shume fakte te tjera qe do te vijne. Por ka kurajo t’i ftoje ne koncertin e Rita Ores (me gjithe respektin per te si kengetare) per te cilin pagoi shuma marramendese, para me te cilat mund te mbulonte nevojat e dhimbjen e qytetareve e cila jam e bindur qe nuk e sheron as nje kenge e as nje koncert.
Ka dikush moral te mbeshtese keta perfaqesues? Mundet dikush ta shohe veten te perfaqesuar tek ndonjeri prej tyre?