Dhimbje dhe trishtim”, Basha për sulmin në Deçan: Shërim të shpejtë të plagosurve

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar për sulmin e rëndë që ka ndodhur në Deçan ndaj një autobusi me nxënës, ku si pasojë kanë humbur jetën 3 persona.

Duke i shprehur ngushëllimet familjes, Basha iu ka uruar shërim të shpejtë nxënësve të plagosur.

“Dhimbje dhe trishtim për ngjarjen e sotme në Deçan.Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Shërim të shpejtë nxënësit që po merr ndihmën mjekësore. Jam i sigurt se autoritetet do bëjnë gjithcka për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi makabër”, shkruan Basha.