Dhimbja e kampit te Tepelenes!

Nga Armand Maho

Kampi ndodhet ne te hyre te qytetit, nga pjesa veriore nen kembet e kalase. Sot eshte i rrenuar, dhe godinat ste thone asgje. Ne mes te sheshit prej dy apo me shume hektaresh eshte ngritur nje parcele ku hareshem nxjerrin krye disa fidane selvish, te cilat mbillen nga ai qe deshiron te lere dicka ne kujtim te viktimave fe terrori. Trishtimi te mbyt sapo sheh ato ndertesa, te cilat u shnderruan ne makineri te vdekjes.

Gjithkund male! Per te denuarit kampi ishte ngritur te ofronte vetem vuajtje. Kryesisht vinin nga veriu, dhe nuk ka nje statistike te sakte se sa ka qene numri i te denuarve atje. Ne ate kohe Tepelena nuk ishte me shume se 1 mije banore ndersa ne kamp vetem per ata qe eshte mbajtur nje evidence ishin rreth 3200 te internuar, ndersa mendohet qe numri te kete tejkaluar shifren e pese mije personave. Shihet qarte se kampi e kishte mundur qytetin, i cili nuk kishe resurse qe ti mbante. Te dedenuarit Ishin kryesisht gra, femije dhe pleq nga zonat veriore Shkoder dhe Mirdite. Keta te fundit, u sollen me shumice pas vrasjes se Bardhok Bibes, per te cilin ai reegjim burracak nuk u mjaftua vetem me masakren atje, por u hakmorr dhe ndaj foshnjave te djepit.

Tepelena ishte shume larg nga Mirdita apo nga shkodra ne ate kohe. Rrefenjat jane te panumurta. Per shembull tregonin se shume te denuar edhe pasi mbaronin denimin qendronin per gati nje vit tjeter ne kamp ose rrethinat e Tepelenes sepse nuk kishin mundesi transporti. Te tjere qe merrnin guximin e largoheshin ne kembe, gjendeshin e vdekur maleve ose ferrave. Trupi i drobitur nuk e perballonte dot lodhjen.

Mjaftonte dhe nje grip i thjeshte qe foshnjet kryesisht te humbnin jeten. Ushqimi kryesisht perbehej nga nje supe e cila me shume kishte insekte apo dhe krimba ne fund te pjates. Ndersa rojet e kampit talleshin duke i kujtuar se partia ishte kujdesur qe mos u mungonte mishi ne menyne e dites. Godinat ishin organizuar ne nje menyre te tille ku cdo i burgosur mos kishte me shume se 10 cm gjeresi per fjetur, dhe kjo ne cimenton e ftohte. Pak me andej ne fshatin Turan gjendja ishte dhe me tronditese. Ne barraka te internuarit flinin mbi njeri tjetrin, si stive drush. Ata qe kane mbijetuar tregojne se shume here e kishin te veshtire te ngriheshin ne mengjes per shkak se muskujt ishin kontraktuar, dhe kockat ishin derrmuar. Higjena pastaj ishte nje tjeter kalvar inmundimshem. E vetmja menyre per tu lare ishte nje tip dushi i improvizuar ne mes te kapmit, me ujin e ftohte akull ku ishin te detyruar te lanin foshnjet nga 0-5 vjec. Ne nje ambjent ku te priste era e vjoses, pasi kampi ndodhet perballe lugines qe pershkrohet nga lumi. Qe te ngrohje uje duhej te merrje leje me shkrim nga komandanti i kampit qe ishte nje mision i pamundur.

Jo ne pak raste kur zgjoheshin ne mengjes i gjenin femijet pa jete, por edhe pleqte. Ky ishte kthyer ne nje ritual te zakonshem. Per varrosjen e tyre ishte menduar me djallezi. Dergoheshin ne afersi te vjoses, me qellim qe te dekompozoheshin shpejt dhe rrjedha e lumit te zhdukte perfundimisht eshtrat. Per ceremonial sbehej fjale. Thjeshte foshnjat pa jete hidheshin jashte telave me gjemba ku me pas merrej varmihesi me to. Per kete pune ishte ngarkuar i ndjeri Reshit Mulleti djali i ish prefektit Qazim Mulleti, i cili ka deshmuar se mund te kete varrosur rreth 200 trupa foshnjash, nen shoqerine e nje prej ushtareve te armatosur qe e shoqeronte.

E megjithate numri mendohet te jete dhe me i madh. Shume kane vdekur dhe gjate transporti dhe nuk jane regjistruar kurre. Deshmi: “ Te burgosurit i sillte nje makine e ushtrise e mbyllur nga jashte. Ngaqe kishte mungese mjetesh te burgosurit viheshin stive. Kur u hap dera e makines shume prej tyre binin si thase ngaqe ishin te mpire. Me kujtohet nje grua e re, e cila sapo doli filloi te kerkoje dy femijet e saj ne emer. Por rezultoi se ata ishin ne fund te dyshemese te asfiksuar. Kur i pa ashtu ajo u cmend. Rojat nuk pyeten shume por e nxorren mbrapa kampit dhe i futej plumbin kokes. E kush u mor per ti rregjistruar emrat apo gjeneralitetet. Shume prej nesh vinin pa asnje dokument me vete, ose me rrobat sic kishim qene ne shtepi”.

Situaten do e zbulonte nje mision humanitar i UNRRA diku ne fillim te viteve 50 e cila aso kohe e shtroi dhe ne OKB per diskutim, e cila do denonte modelin sovjetik te kampeve qe ishin ngritur ne lindje, ku rasti i Tepelenes ishte me tronditesi. Kjo me pas do sillte dhe mbylljen me urgjence te kampit, per arsye se situata e vdekjeve spo mund te menaxhohej me. Por kater vitet e ferrit kishin kaluar jo pa pasoaja tek ata qe i vuajten. Per vite ata vuajten nga infeksione te lekures , apo semundje te tjera te aparatit tretes, apo dhe humben jeten ne shtepite e tyre apo ne kampet e tjera ku u transferuan.

Kjo ishte vetem nje copez e vogel e ferrit qe kane kaluar ata njerez. Nuk u fol per torturat qe u beheshin njerzit, nga rojet e kampit, ku jo pak liheshin te lidhur me dite te tera neper shtylla ge ngritura per kete qellim. Kampi ne fjale mund te quhet pa frike nje Aushvic i Shqiperise, per nga numri i vdekjeve atje. Diktatura nuk mbajti asnjehere nje regjister, por ama jane ata qe e kane vuajtur, apo kane humbur te afermit qe e dine fort mire se cfafe ka ndodhur atje. Perkunder thenieve te ndonje sherbetori te diktatures, qe eshte munduar ta paraqese si “ nje kamp pushimi”, ose te nostalgjikeve qe kerkojne te “ mos njolloset Tepelena” ai vend duhet medoemos te kthehet ne nje vend te memories tone historike. Nje vend pelegrinazhi per brezat me qellim qe historia mos perseritet, sepse askush nuk duhet te perjetoje ate qe perjetuan ata njerez. Kampi i Tepelenes ishte fytyra e atij rregjimi, nuk ishte “ kamp pushimi” dhe nuk e ngriten as Tepelenasit, as Tiranasit qe duhet te njollosen. E ngriti nje rregjim qe ne fokus te tij skishte asgje njerzore pervec urrejtjes dhe mizorise per popullin e tij!