“Deri dje ishim të pazëvendësueshëm, sot u kthyem në kundërshtarë?”, të rinjtë mbështetës të Berishës  kërkojnë largimin e Bashës

 

Disa të rinj  mbështetës të Berishësh kanë bërë një deklaratë nga selia e PD ku shkuan për të hyrë në zyrat e forumit rinor. Në fjalën e mbajtur para mediave, të rinjtë kërkuan që Lulzim Basha të dilte nga zyra e kreut të partisë dhe të shkonte në votëbesim pasi anëtarët demorkatë nuk e duan më si drejtues.

Ata thanë se ishin angazhuar vullnetarisht vetëm që Basha të bëhej kryeministër por shtuan se ky i fundit nuk e donte një gjë të tillë. Ndër të tjera ata u ankuan edhe për lëndët lotsjellëse të përdorur kundra tyre në protestë.

Deklaratat : Kujt i hedh gaz lotsjellës Lulzim Basha? Demorkatëve? Deri në shtator unë isha e pazëvendësueshmja duke thënë se ishte në borxh me mua, ndërsa tani u ktheva në kundërshtare? Është tragjike për Shqipërinë dhe për PD-në. Le të kalojë në votëbesim, kujt i trembet ai? Nëse fiton të gjithë bashkë shkojmë me të. Nëse humbet, ta pranojë sepse PD nuk është pronë private.

Peng Basha e ktheu selinë në çerdhe të krimit. Sot siç e patë dhe ju shkuam në zyrat e forumit dhe ende vjen era e gazit lotsjellës. Kemi rënë në burg prej 8 vitesh për ta bërë këtë zotërinë kryeministër. Ka dërguar emra në komisariate ndërkohë që nuk kemi bërë asgjë. I kërkojmë që vetëm të ikë sepse nuk e bën dot kryetarin.

Unë jam Anxhela Malko, anëtare kryesie e FRPD, prej 6 vitesh kam kontribuar maksimalisht për ta bërë Lulzim Bashën kryeministër. Zoti Basha kush i mbyll dyert anëtarëve i mbyll derën vetvetes. Mos kini frikë, ju me fraksionin tuaj mund të vazhdoni punën.