Deputetja e PD dënon dhunën: Flutra Açka : Koha e Berishës ka mbaruar

Deputetja e PD-së Flutura Açka e ka cilësuar një ditë të trishtë 8 janarin dhe një humbje për të dyja palët. Në një lidhje ‘live’ në Neës24, Açka deklaroi se situata dje në PD ishte e trishtë, por jo e papritur, pasi prej muajsh po përgatitej dhe kishte një retorikë urrejtjeje.

Ajo tha se partia nuk është godina, partia është esencë, thelb, ideal dhe se duhej pritur vendimi i gjykatës.

“Jam e keqardhur që nuk jam aty, për arsye shëndetësore. E kam ndjekur përmes ekranit, ka qenë një ditë e trishtë. Nuk flas vetëm si deputete, por si qytetare dhe si shkrimtare.Ka qenë një ditë shumë e trishtë të paktën për mua personalisht.
Mendoj se kemi humbur të dyja palët, më vjen turp ta them këtë fjalë palë. Mendoj se kemi humbur dhe ne si shqiptarë në sy të botës së madhe. Është një gjë më komplekse. Duke parë këtë pikturë më të gjerë, ishim në një farë përgatitjeje për luftë më para. Duke parë më gjerë. Është agravuar me muaj të tërë kjo retorikë. Është mbështetur një lloj qasjeje urrejtje prej muajsh.

Partia nuk është godina, është esencë, thelb, ideal, janë njerëz që bashkohen për një ideal të caktuar, për të ardhur në pushtet. Pse kjo shpurë njerëzish që edhe mund të jenë në të drejtën e tyre, nuk jam gjykatës as prokuror, duhet lënë gjykatës. Fjalën e fundit duhet ta thotë gjykata. Pse të mos prisnim dhe pak që fjalën e fundit ta thoshte gjykata dhe unë e para do i thosha z. Basha të dilte nga zyra. Unë distancohem personalisht dhe nga ata gurë që u hodhën nga brenda. Kjo nga brenda jashtë nuk duhet të kishte ndodhur. Unë personalisht, pavarësisht se janë gjëra që ndodhin në momente të tensionuara, për të mbrojtur kokën…

Nuk më është dukur aq e çuditshme ajo që ndodhi dje, gjithçka ishte parapërgatitur, po flitej për luftë. Më vjen keq që PD si institucion, s’ka rëndësi nëse është Luli apo Sali Berisha, PD është institucion dhe sa kohë është institucione juridik duhet të respektojmë ligjin. Nuk duhet të intimidohemi as nga policia, nëse duhet akuzuar një palë, i pari Sali Berisha që na ka lënë një polici politike. Do kishin mjaftuar 25 vetë policë që festa të ishte festë. Unë si Zot njoh ligjin. Ç’është ky nxit për t’i futur demokratët?”, tha deputetja e PD.

Ajo theksoi se i qëndron bindjes së saj se koha e z. Sali Berisha ka mbaruar.
“Mënyra se si ngrihet, si vepron politika në Shqipëri është fare normale. Unë si njeri që kam qenë jashtë nuk e dija se çfarë gatuhet në këtë kazanin tonë politik. Nuk më pëlqen të shoh të tilla raporte të egërsisë. Të gjendesh vetë një viktimë edhe e një linçimi publik. Jam e tronditur si qenie, si shqiptare kaq shumë urrejtje të derdhet në kaq pak javë, pse? Vetëm se thua atë që mendon. Jam e bindur se koha e z. Sali Berisha ka mbaruar. Ai është ikonë e PD, të qëndrojë. Mbase të vijë një moment i dytë, gjërat do shoshiten dhe vetë z. Basha mund të kërkojë votëbesim, por jo në këto kushte të imponimit. Ku ishin 25 vetë që përbënin këtë komision, të vinin me lule. Pretendon për 44 mijë vetë. Nëse donin vërtetë ta merrnin PD-në, mund ta rrethonin dhe të prisnin deri sa z. Basha të dilte. Kjo nxitje, përdorimi i demokratëve të thjeshtë që mbase në shtëpi nuk kanë bukë të hanë, por kanë ardhur për interesat e njërit apo tjetrit, është e pandershme”, tha Açka.

Ajo shtoi se ligji duhet të veprojë për çdo qytetar dhe institucion siç është Partia Demokratike, teksa termi revolucion paqësor sipas saj nuk qëndron. Deputetja e PD-së i bëri thirrje policisë të ngrohet në nivelin e saj.

“U dha një ultimatum. Në datë 5 duhet të lirosh zyrat, me çfarë tagri, me çfarë të drejtë. Ligji duhet të veprojë për çdo qytetar dhe për PD-në. Ne nuk kemi duruar dot 10 ditë.
E gjitha kjo nuk ka qenë për reformimin, për përmirësimin e statuti, por ka qenë godina për këtë, a thua se godina është thelbi. PD është selia e demokratëve të lirë. Është godina e demokratëve, jo vetëm godina e PD-së. Godina duhej marrë për të thënë ne kemi shumicën. Revolucione paqësore janë terma që nuk rrinë. Unë i tërheq vërtetë vëmendjen policisë shqiptare, ajo duhet të ngrihet në nivelin e saj, është polici e shtetit. Dhe unë po të isha në godinë, do kisha kërkuar mbrojtjen e policisë. Nëse etiketohet politike, mos të harrojnë ata njerëz që kanë qenë ministra dhe nëse është politike është prej tyre”, tha Açka.