Deputeti i PS-së uron Pavarësinë me foton e diktatorit.Alibeaj: Kjo farë e keqe i ka rrënjët thellë, duhet dekomunistizim !

 

Deputeti i PS, Bujar Çela ka uruar ditën e Pavarësisë me foton e diktatorit mbi flamur. Nënkryetari i PD, Alibeaj, publikon foton dhe shpërthen ndaj Çelës duke shkruar se kjo farë e keqe i ka rrënjët e thella dhe është urgjente dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare.

Alibeaj në postimin në Facebook:
Ja se cfare poston Bujar Cela, deputet i PS, si urim per diten e pavaresise se shqiptareve: flamurin e shqiptareve me foton e diktatorit permbi te!

Ia ktheva pergjigjjen une dhe koleget e mi deputete te PD! E pra komunizmi, kjo fare e keqe, i ka rrenjet shume te thelle! Duhet urgjentisht dekomunistizim i shoqerise shqiptare!

Deputeti i PS Bujar Çela nuk është tërhequr dhe nuk kërkon ndjesë për përdorimin e figurës së diktatorit. Ja replikat tek grupi i komisionit te sigurisë me deputetët e PD.