Deputeti i PD pyet Vlahutin-in : A e kap vetingu  Mogherinin nga mbesa e arrestuar per droge  

Deputeti demokrat Myslim Murrizi ka ironizuar zyrtaren e lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Ambasadoren Romana Vlahutin, pas lajmin se mbesa e Mogherinit është arrestuar gjatë një operacioni anti-drogë në Itali.

“Ishalla nuk e deklaron në formular se e kap VETINGU.

Apo nën kujdesin e vartëses së Saj në Tirane, zj Romana më duket se nuk janë përfshirë në veting nipër dhe mbesa.

Populli jonë ka një shprehje për të tilla raste:

Sheh qimen tek tjetri, dhe nuk sheh trarin në kurriz të vet.

Megjithëse kjo nuk është hera e parë që mbesa e ministres së Jashtme të BE kapet me kokainë.

S’ke çi bën! Kur të pihet të pihet, qejfi bëhet ves dhe vesi del me shpirtin”, shkruan Murrizi.