Denoncimi : Djali dhe nipi i Gramoz Ruçit qëllojnë qytetarët dhe përgjakin spitalin e Fierit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook, një mesazh të qytetarit dixhital ku shkruan se djali dhe nipi i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, janë autorët e sherrit të përgjakshëm të mbrëmjes së kaluar në Levan të Fierit, që përfundoi me përdorimin e armëve në Urgjencën e Spitalit, duke lënë të plagosur pesë persona.

Sipas qytetarit, është qëlluar me armë edhe në Levan dhe ka qenë pikërisht djali i kreut të Kuvendit, që ka qëlluar, ndërsa në spital ka qëlluar Qerem Braçja, i cili i ka marrë armën një polici.

Mesazhi i plotë:
Djali dhe nipi i Gramoz Ruçit qellojne qytetare dhe pergjakin spitalin e Fierit. Policia po manipulon cdo gje. Deshmite jane flagrante
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Mirëmbrëma doktor. Në sherrin e ndodhur në Levan janë të përfshirë djali i Gramos Ruçit dhe Qerem Braçja kushuriri i Gramosit. Në levan janë qëlluar me pistoleta dhe ka qëlluar djali i Ruçit. Në koridorin e spitalit të Fierit kur shkuan të plagosurit Qerem Braçja ka marrë pistoletën e shërbimit të policit që e ruante dhe ka qëlluar një njërin nga kundërshtarët e sherrit.
Janë të gjitha të filmuara, por këtu ka pllakosur gjithë policia dhe forcat speciale, shiku dhe sapo erdhi edhe zv.ministri i bremdshëm për të manipuluar provat.
Policët lanë të zhdukej pistoleta e djalit të Ruçit dhe arrestuan disa nga fajtorët, por që pritet të lëshohen pasi të mbarojnë hetimet.
Njeriu që po lufton me jetën në reaminacion ska qenë pjesë e sherrit por po i heqin plumbin që të mos dalë që është qitur nga pistoleta e policit.
Zoti na ruajt doktor, se shteti ka vdekur.