Demokratët u larguan nga mbledhja/ Rushaj: Rrogat e 14 vetave nuk janë prioritet i shqiptarëve

Kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Alfred Rushaj në deklaratë për mediat pasi deputetët e PD u larguan nga Këshilli i Legjislacionit:

Meqë preocedura është e tillë që kërkon bashkëpunimin e ekspertëve, kërkuam që të bashkoheshin tëdy nismat për pasnesër dhe të trajtoheshin në mënyrë të harmonizuar. Në mënyrë tërëissht të cuditshme mazhoranca refuzoi që të shtyhej ky diskutim mbi propozimet. Nuk e kuptojmë këtë gjë sepse këtu po flitet për një konsensus të të dyja palëve ndërsa nuk biem dakord as për shtyrjen e mbledhjes. Se kur u mbaron rroga 14 personave nuk mund të jetë prioritet i shqiptarëve.

A ka frikë PD se nëse voton këto nuk merr ndryshimet për reformat?

Nuk bëhet fjalë as për frikë dhe asgjë tjetër. Ne kërkuam që pasnesër të vazhdohet nomralisht me kalendarin. I duan të ndara shqyrtimet e këtyre nismave, kjo është e palogjikshme. Ne nuk mund të mblidhemi sot me një trupë të vecante me një nen të ligjit dhe pas disa ditëve me një tjetër trupë për nenin tjetër. Një projektligj shqyrtohet në tërësi dhe jo me nene të veçuara.