Deligjitimimi Emotiv i Argumentit

Alban Bala

Greta Thunberg, 16 vjecarja suedeze qe prej nje viti ka marre nje rol te spikatur si aktiviste e mjedisit, mbajti nje fjalim te rendesishem ne Samitin per Klimen ne Kombet e Bashkuara kete jave.
Fjala e saj vuri edhe me shume ne pah dallimet globale mes te majtes dhe te djathtes ne raport me shqetesimet per demet ndaj mjedisit dhe ngriti motive thelbesore ne qarqet e veprimtareve mjedisore per nje veprim me te organizuar politik.

Shumica e argumenteve te shpalosura nga 16 vjecarja Thunberg meritojne pergjigjen e institucioneve te specializuara per t’u certifikuar si te verteta.

Me nje fjalim te shkruar nga nje dore e sprovuar, Thunberg goditi ashper kreret e shteteve per te cilet e njejta folese u shpreh se nuk besonte se ata ishin djaj, por njeheresh i paralajmeroi per nje veprim politik mjedisor vendimtar per fatet e planetit.

Une kam pare ore te gjata shpjegimesh mbi ngrohjen globale te liderit amerikan Al Gore, nje prijes i rendesishem i kesaj kauze. Ne asnje rast mimika e tij nuk ka tradhetuar etiken e komunikimit. Argumentet e tij kane bere xhiron e botes te prezantuara me etike politike dhe integritet te larte profesional e njerezor.

Edhe nese supozohet se ajo qe 16 vjecarja Thunberg tha eshte e vertete, menyra e recitimit te tekstit – me grimasa hakmarrjeje dhe me frustrimin e nje femije te keqtrajtuar – e bejne krejt qendrimin e saj te diskutueshem.

Integriteti i se vertetes nuk kerkon ne asnje rast prishjen e raporteve emotive ne komunikimin publik; as nuk ndertohet mbi to. Fytyra ne qarje dhe frustrimi psiqik nuk e bejne me te besueshme tezen e Thunberg se lidershipi boteror i ka vjedhur nje femije dhe brezit te saj te ardhmen.

Me stand-in e saj aktorial Greta Thunberg vetem se demtoi besueshmerine e deklaratave te bera dhe delegjitimoi problemin qe ngriti.
Eshte e natyrshme qe reagimi i pare gati cinik ishte “tani eshte casti te qetesojme femijet tane”. Sepse problemi nga mjedisi u zhvendos tek psika e lenduar e nje femije dhe nje brezi qe ajo tha se perfaqeson.

Edhe im bir, 14 vjecar eshte shume i ndjeshem ndaj mjedisit. Ai reagoi pas lajmeve per zjarret ne Amazone dhe me pyeti pse presidenti i Brazilit kishte ndryshuar ligjet per te toleruar keto fenomene. Por ai nuk qau; nuk ishte i frustruar; nuk u ngerdhesh dhe nuk mallkoi askend. Ai pyeti, mori pergjigje, dhe iku te mesonte ca me shume mbi ngjarjen.

Ne komunikimin publik aq me teper dramatizimet psikologjike nuk ndihmojne ne percimin e mesazhit; ato vetem sa prodhojne show per telekamerat ndersa e deligjitimojne problemin duke e zhvendosur fokusin e tij tek personazhi “ne qender”…

Thunberg ja doli me sukses te furnizonte mediat kunder presidentit Trump me foto antagoniste. Por ajo nuk adresoi voten e tij kunder ndaj mbrojtjes se mjedisit.
Kjo qasje e saj – e orkestruar – ishte vetem show nderkombetar dhe asnje mjedis, as ai politik, as ai social dhe ca me pak ai natyror – nuk perfitojne nga ngjarje te tilla.