Déjà vu

Nuk ishte e aq nevojshme që kjo foto me diktatorin të informonte shumicën e shqiptarëve që Berisha ka qenë komunist dhe dhe antar i PPSH dhe për shkak të profesionit dhe formimit të tij kulturor edhe pranë kupolës politike të diktaturës.
Por politikani drejtuesi i partisë shtetit,qeverisë nuk gjykohen nga fotografitë por nga aktet politike që bën.
Kjo foto e bërë publike këto ditë kur ka një shpërthim të komunizmit dhe enverizmit në disa akte publike e politike shërbën pa tjetër si një “déjà vu “për atë që (s)ka ndodhur me dekomunistizimin në Shqipëri në këto 30 vjet pas rënies, de jure,të tij .
Pa asnjë dyshim që Berisha dhe PD janë përgjegjës politikë,juridik e moral të mos dënimit të krimeve të komunizmit, mos bërjes së lustracionit dhe mos shkëputjen dot nga e kaluara kriminale komuniste,që për mua është arsyeja kryesore e mungesës se demokracisë , korrupsionit në nivel alarmant dhe mungesës se shtetit të së drejtës në Shqipëri .
Sot dekomunistizimi është temë e ditës si 30 vjet më parë duke dëshmuar dështimin e pjesës politike të vendit të ashtuquajtur “antikomuniste” që i ka pasur të gjitha mundësitë e mjetet për ta bërë përvec njërit : Vullnetit politik . Slogani i Berishës: “Bashkëvuajtës dhe bashkëfajtore “besoj se është baza e asjë filozofie politike që çoi në këtë dështim të madh më shume se politik. Ne të përndejekurit politike abtikomunistë dhe antikomunistë të tjerë bëmë një gabim të madh në perceptim,që një pjesë nga ne e bëjnë edhe sot.
Ne krijuam idenë e gabuar dhe besuam që Berisha mendonte si ne në raport me komunizmin dhe komunistët por kjo ishte një gjë e pamundur. Berisha vinte nga ata,kishte ndenjur e punuar me ata dhe nuk mund të ishte si ne dhe vecanërisht me ne. Shumë nga ne,të ndërgjegjshëm e zgjodhën Berishën dhe PD si “të keqen më e vogël” duke shpresuar se gjerat rrugës do të ndryshonin …!
Sot nuk mund ta themi dot që ndryshuan,jo të paktën, sa dhe si prisja un .
Dekomunizimi, shkëputja përfundimtare me komunizmin,sot është një domosdoshmëri kombëtare. Në këto vite përpjekjet kanë dështuar për shumë arsye por un mendoj se ato janë projektuar e kanë filluar keq ,nga fundi jo nga koka e nga brirët. Kam thënë dhe këmbëngul se organizata me kriminale që ka pas ndonjë herë në historinë e sajë Shqipëria është PKSH/ PPSH dhe dekomunistizimi, hapja e dosjeve të krimeve, lustaracioni etje duhet të fillojnë së pari duke zbardhur,denoncuar aktivitetin kriminal të sajë e pastaj me radhë organizatave të tjera në shërbim të saje .
Fillimi ose përqendrimi i lustracionit vetëm tek hallka me e fundit e me ordinere e krimit komunist , bashkëpunëtorëve Sigurimit të Shtetit është hile për të mos bërë dekomunistizimin . Prandaj mendoj se vendi ka nevojë urgjente jo për një ligj për të ndaluar propagandën dhe simbolet komuniste por për një strategji të të qartë e të gjithëanëshme për të siguruar e garantuar një shkëputje përfundimtare nga komunizmi dhe vazhdimësia kamufluar e tij ne sigla të tjera politike .
Nuk ka nivel më të lartë korrupsioni e krimi të një shteti se sa diktatura .Prandaj çdo iniciative dekriminalizimi, vettingu e çdo reformë tjetër e bërë në Shqipëri, pa përfshirë krimet e komunizmin dhe autoret e tyre,kanë dështuar.
Mendoj se është rasti ti bëjmë një rishikim ( déjà vu ) me logjikë të ftohtë dhe pa emocion, jo vetëm një fotografie apo disa të tillave por komunizmit dhe përpjekjeve të dështuara për tu ndarë me të ,në përgjithësi dhe në të gjitha aspektet .