Debati për inceneratorët në Kuvend : Opozita denocon shkeljet e ligjit dhe korrupsionin

Ditën e sotme është mbledhur komisioni hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane, inceneratorëve. Mbledhja nisi me debate mes shumicës dhe opozitës. Komisioni i drejtuar nga Jorida Tabaku u ngrit pas kërkesës së PD-së për të hetuar procedurat e dhënies së lejeve për inceneratorët.

Pjesë nga debati në komision

Luçiano Boçi: Do ta marrim edhe ne fjalën se nuk do ju dëgjojmë vetëm juve ne. Për të kaluar te Elbasani, inceneratori vepron me 20% të kapacitetit dhe më të dëmtuarit janë banorët e zonës. Inceneratori është ndërtuar në zonën e lumit Shkumbin duke dëmtuar faunën dhe florën.

Lefter Gështenja: Këto janë të tria me oferta të pa kërkuara, a ka pasur garë reale? Në inceneratorin e Fierit kishte vetëm një operator. U përjashtuan kompanitë e huaja, nuk u dhanë kohë, kompanive u dhanë pagesa nga qeveria pa filluar dhe mbaruar projekti.

Eduart Shalsi: Cfarë kërkoni ju? Dhe pastaj kalojmë në detaje, në mbledhjen e parë Këlliçi ka thënë inceneratori fantazmë i Fierit. Shqetësimi është që hyjmë në disa detaje, por kemi lënë pa sqaruar setin e kërkesave që ju keni. Pasi të sqaroni këtë të hyjmë në detaje.

Jorida Tabaku: Ka një set të plotë me 13 kërkesa.

Belind Këlliçi: Dihet që oreksi vjen duke ngrënë dhe pas përfundimit të vjedhjes me inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit, vijmë te landfilli Sharrës në Tiranë. Klodian Zoto me Mirel Mërtirin dhe Stela Gudallin kanë marrë paratë në inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit dhe shfaqen në skemën e inceneratorit të Tiranës. Në inceneratorin e Tiranës vlera shkon 430 mln euro.

Ndërhyn Ermonela Felaj

Jorida Tabaku: Ju tërheq vëmendjen, mos ndërhyni. Asnjë deputet i opozitës nuk ju ndërpreu fjalën.

Arben Pëllumbi debat me deputetët e opozitës: Ju e gjetët edhe fajtorin, dhatë edhe pretencën, thoni edhe sa vite do ta dënoni dhe kaq. Një minutë atëherë. Po të ishte për të ndërhyrë, ndërhyja dhe mos mendo se e ke tonin, apo zërin më të trashë se timin.