Debate te “Ekonomia”, Leskaj-Ibrahimajt: S’keni mbajtur premtimin për uljen e borxhit

Si të papërgjegjshëm e ka cilësuar deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj projektbuxhetin e vitit 2022. Ministrja Delina Ibrahimaj prezantoi sot buxhetin në Komisionin e Ekonomisë, ndërsa e cilësoi atë si më të mirin të hartuar ndonjëherë.

Një gjë e tillë është kundërshtuar nga deputeti i PD, i cili tha se nuk mund të quhet buxhet kredibël, ndërkohë që thellohet borxhi publik. Leskaj theksoi se qeveria nuk ka mbajtur premtimin për uljen e këtij borxhi.

“Ky është buxheti më i papërgjegjshëm dhe vazhdon në vijimësi të buxheteve të kësaj qeverie. Nuk mund të flasim dhe të theksojmë për buxhet kredibël ku vazhdojmë dhe thellojmë borxhin publik. Në programe ju si pari dhe qeveri keni vënë një objektiv madhor që do e kalonit borxhin publik në 60%. Tani e keni thënë që në 2025 pritet të shkojë në 79%. Kemi një mosmbajtje premtimi me mbi 2 miliard euro. ju si ministre a shqetësoheni për këtë mosmbajtje premtimi. Deklaroni se do të ketë shtim të të ardhurave dhe në korrik e rishikoni. Më bën të mendoj se i vendosni këto shifra nën presionin politik,” u shpreh ai.

Më tej, deputeti u ndal tek eurobondi, ku kërkoi nga ministrja më shumë detaje se ku do të përdoret. Leskaj theksoi po ashtu se duhet bërë më shumë për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë.

“Një merak, ne e folëm për eurobondin dhe ende në materialet tuaja kam parë një togfjalësh që do përdoret për mbështetje buxhetore. Mund të na tregoni me shumat përkatëse ku do përdoret ky eurobond. Nuk mund të vazhdoni ta kaloni me një togfjalësh. Ky buxhet që ju keni përgatitur a ka parashikuar ndonjë zgjidhje apo përpjekje për uljen e informalitetit?