Debate për “Bashkëqeverisjen” te “Ligjet”, Alibeaj: Propagandë dhe i padobishëm

Ligji për bashkëqeverisjen ka shkaktuar debate gjatë seancës në Komisionin e Ligjeve. Deputeti i Partisë Demokratike kërkoi shfuqizimin e disa neneve të projektligjit, ndërsa në tërësi e cilësoi si propagandë. Sipas demokratit ligji i hartuar shkakton konfuzion dhe është i padobishëm.

Enkelejd Alibeaj: Neni 4 të shfuqizohet, është i padobishëm. Në pikën një që ju thoni grup interesi, organizatë fitimprurëse që mbron interesat e një grupi, është tautologji, të thuash të njëjtën gjë. Ju po krijoni konfuzion në legjislacion, jo vetëm që është i padobishëm ky ligji i propagandës por krijon edhe probleme te ligjet e tjera,” u shpreh ai.

Toni Gogu: Po lexoj rregulloren në rast s komisioni miraton në parim projektligjin ai fillon shqyrtimin dhe votimin nen për nen të tij.