Debat në Komisionin Hetimor. Shumica 3 kërkesa. Opozita : Po kërkoni arsye për bojkot!

 

Ka nisur me debat mes mazhorancës dhe opozitës edhe seanca e katërt në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Nënkryetari i Komisionit, Toni Gogu gjatë fjalës së tij i është drejtuar anëtarëve të opozitës me 3 kërkesa: të votohet rendi i ditës, të zgjidhjet sekretari dhe më pas të miratohet edhe rregullorja e brendshme e këtij Komisioni Hetimor.

Toni Gogu: Kanë kaluar 12 ditë dhe asgjë nuk ka asnjë hetim. Rregullore sipas mendjes tua. Mbledhjene fudit ne shumicës na u mohua e drejta e votës në komisionin e votës ku qytetarët e kanë votuar në zgjedhjet e fundit. Na u mohua e drejta për hartimin e rregullave të kërtij komisioni. Sot të ripërsërisim kërkesën tonë që ti kthehem logjikës së votimeve, mblidhni veten dhe vendosi rregull dhe rrgull në këtë komision nuk mund të na hiqni të drejtën që të zgjidhet sekretari i këtij komisioni. Kemi porpoziuar amandemanetet për rregulloret e brencme, ka nevojë komisioni të hartojë regullat. l nevojitet me urgjencë të mblidhni veten dhe të drejtoni me maturi. Duhet të behte realitet jo shoë politik. Nevojitet drejtimi i madh nga ju zoti kryetar ta drejtoni mbledhjen në mënyrë të njëanshme. Hidhni në votim rendin e ditës, zgjedhja e sekretarit nga radhët dhe të miratojmë rregulloren e brendshme të këtij komisioni.

Gazment Bardhi: Nuk votohet nga komisioni rendi i ditës me shumicë mund të ndërroni rendin e ditës. Drafti i propozuar nga kryetari ka marrë votë unanime ne kemi kaluar në shqyrtimin nen për nen nen aty ku është lënë nga kolegët e mazhorancës. Është hera e parë që ky komision hasemi në bojkto nga kolegët me mazhorancës.

Bardhyl Kollcaku: Kur flas unë mos më ndërprit, drejtoni këtë komision sic e ka ligji dhe të miratohet rregulloraja jo sic thotë bardhi në parim të miratohet 7 me 7 vota dhe ju thoni është miratuar. Të miratojmë rendin e ditës.

Vasili: Boll më të për të penguar Komisionin Hetimor. Nuk kemi kohë të shpenzojmë për bojkotin sistematikisht që bën mazhoranca. Është vendimi i tyre politik por ne nuk vijmë këtu të na i shesin si procedurë që përbaltin ata që rrinë deri në fund këtu. U pranua nga të gjithë skemi pas draft të kryetarit por draft pune të nisur nga të tjerët. Zgfjedhja e sekretarit nuk është ndonjë problem ky është një argument i ri për të shtyrë Komisionin, rregullorja përshkruan qartë si votohet.