Debat në komision – Vokshi : “70 patronazhistë janë nënpunës në Ministrinë e Shëndetësisë”

 

Në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë që kryesohet nga deputetja demokrate Albana Vokshi ka pasur përplasje dhe debate mes përfaqësuesve të ministrisë së Shëndetësisë dhe deputetëve të opozitës.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka hedhur akuzat se 70 prej patronazhistëve, janë të punësuar në ministrinë e Shëndetësisë. Ndërsa për këtë nuk ka mbetur pa reaguar edhe nënkryetarja Klodiana Spahiu e cila e konsideroi këtë si një mënyrë jo të duhur për të drejtuar mbledhjen e Komisionit.

Mes replikave, Vokshi i ka kërkuar nënkryetares Klodian Spahiu që të mos bëjë rolin e zhurmueses pasi nuk i kishte dhënë fjalën.

Pjesë nga debati në Komisionin e Shëndetësisë:

Albana Vokshi: 70 patronazhistë nënpunës të Ministrisë së Shëndetësisë. U përdorën për fushatë. Klodi fike. Fike mikrofonin. Do i themi emër më emër, patronazhistët. 50 mijë patronazhistë. Këta duhet të gjykohen. Jeni mazhorancë ilegjitime. MInistrja duhet të ishte dorëhequr. Është përgjegjësja kryesore që kemi gjithë këto vdekje. Patronazhimi, kush shkonte çonte kura dhe tampone në orën 2 të natës.

Klodiana Spahiu: Është mënyra më e shëmtuar të drejtoni komisionet.

Albana Vokshi: E di, e di Klodi që e vërteta ju dhemb.

Klodiana Spahiu: Po ju tërheq vëmendjen. Të kthehemi në normalitet. Nuk mund ta ktheni në një arenë politike për ju. Kjo të jetë hera e fundit. Kjo që bëni ju nuk ndodh në asnjë komision.

Albana Vokshi: Çfarë do bëni ju.

Klodiana Spahiu: Nëse keni bërë ndonjë denoncim në gjykatë.

Albana Vokshi: Nuk ta dhashë fjalën. Mbylle mikrofonin. Nuk do lejoj që këtu të bëhet propagandë. O Klodi mos bëj zhurmuesen këtu.