DARKA e “Brother Big-ut” orwelljan sonte.

Si sot e katër vjet më parë sipas plagjatures obamjane të “fakenews-it, “big brother-i” pati thirrur gazetarët e “fake-ut” tonë.
Gjatë fjalimit të tij direktivor, Big-u pati nxjerrë nga këllëfi i vet e-pistol-ar edhe këtë “bume…”paralajmëruese për ta;

“…Jam i sigurtë që nuk jam vetëm unë i lumtur që jam me ju(gazetarët, shën. im)
Edhe të gjithë ju jeni të lumtur që jeni me mua. Po ndryshimi mes nesh është që; unë nuk kam frikë ta them, ndersa ju keni frikë ta pohoni se jeni të lumtur që jeni me mua…”

Qimja e “Big-ut” atëherë ndriste nga triumfi, nga hareja dhe nga bythëtundja krenariste.
Projektet e gjigantizmit bum-ullonin akoma mbi ekrane. Rilindeshat gjithë shend e entuziasëm “at the top” brilonin prej hormoneve e fluturave të nënlëkurshme për liderin.
Tahiri i psikopolicisë kërcente sofër më sofër duke tundur dollitë.
Kumbarickat, nikolajevnat, kodhelskat, erjonckat, ditmirushet, peleshkat mbanin tufa me lule qeverie në duar e tundnin kordelet hijshëm.
Veç Tao i demagogjisë nuk dukej fort mbroth’. Ky qe parë i heshtur, duke ndukur me mëllef pavllovjan një bërxollë. U tha se shkaku ishte se kishte mbetur pa poltron, ndersa deri më tani ajo që është konfirmuar mbetet xanxa e zilisë ndaj oratorisë së shefit.

4-5-6 vjet. Si vrapojnë kohrat. Si prrojnat. Si prrojna erozivë.
Në vend të rilindjes së kopshtnajeve me lule e fanfara, bollëk, gjithçka mbuluar me lym, llum, varfëri, pa ujë, pa lek, pa drita. Ndonëse ato të monitorëve prap mbeten të gjelbra e të plleshme, asnjë lopë asnjë dele nuk e afron hundën tek ekrani. Punë mençurie edhe kjo, thonë. Ndoshta.

Po sot? Çdo të bëjë “vëlla-modhi”. Big-u pra. Do ta shtrojë darkën obamiste?
Nëse do ta bëjë, do ti ftojë “fake-t?” Po nëse keta shkojnë,
do të guxojnë t’ja thonë në sy Bigu-t lumturinë e tyre që ndodhen aty pranë Tij.
Apo dhe këtë herë do ta shkarkojnë përgjegjësinë e guximit mbi shpatullat liderit. Eh ç’dilemë kjo mor vëlla-modh’; të rruash a të mos rruash

Ta kishin pasur edhe gazetarët guximin si ai i “Big-ut” atëhere, ndryshe do të rridhnin prrojnat dhe kohnat.
ZEF ZEFI