Dalin pamjet nga referendumi i Berishës/ Dega 8 Tiranë 117 nga 1300 anëtarë. kanë votuar për “shkarkimin” e  Bashës

Vijojnë ende pikëpyetjet mbi faktin se sa demokratë votuan për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha në referendumin e 18 dhjetorit 2021, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Mbrëmjen e 18 dhjetorit, vetë Berisha shpallu rezultatin e referendumit, duke thënë se kanë marrë pjesë 44 mijë demokratë, ndërsa vuri theksin në mënyrë të posaçme në një nga degët e Tiranës, njësinë nr. 8, që njihet si njësia e Lulzim Bashës. Sipas Berishës, në këtë njësi kishin votuar 760 demokratë për shkarkimin e kryetarit të PD, duke e konsideruar një humbje të thellë të Bashës.

Por, në një video që “BalkanWeb” ka siguruar nga kamerat e sigurisë të një biznesi pranë ambientit të ngritur për votim në njësinë nr. 8, shihet se kanë hyrë për të votuar jo më shumë se 196 persona, prej të cilëve rreth 117 janë identifikuar si anëtarë, ndërsa pjesa tjetër janë jo aktivë ose që nuk i përkasin fare kësaj dege. Dega në fjalë numëron rreth 1 300 anëtarë.

Ky ishte vetëm një rast, ku persona që nuk kanë lidhje me PD-në kanë marrë pjesë në referendumin e thirrur nga Berisha për të shkarkuar kryetarin Basha, ku cënohet rëndë besueshmëria e rezultatit të dalë nga kutia e votimit.

Një gjë e tillë shton dyshimet për numrin real të pjesëmarrësve në këto votime ku pretendohet se është miratuar masivisht shkarkimi i Bashës nga drejtimi i partisë.

 

<iframe width=”637″ height=”360″ src=”https://www.youtube.com/embed/EnHih7R1qx8″ title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>