Çollaku i PD: Mbështetje Ditmir Bushatit kundër Greqisë

Kreu i Departamentit te Marrëdhënieve me Jashtë ne PD Kreshnik Çollaku, një kritik i ashpër i qëndrimeve te Ministrit te Jashtëm Ditmir Bush Bushati ka befasuar opinionin publik duke dale ne krah te tij pas deklaratave për Greqinë. Çollaku i beri këto komente ne profilin e vet ne fb ,pas përgjigjes ndaj deklaratave te presidentit grek ne lidhje me minoritetin grek ne Shqipëri.
Ja statusi i plote

“Kam nje mal kritika per ministrin Ditmir Bushati, e kam akuzuar e denoncuar si performanca me e dobet ne Diplomacine Shqiptare te viteve te Tranzicionit…por e #mbeshtes pa asnje kompleks ne reagimin e sotem ndaj pretendimeve te Presidentit Grek lidhur me Ligjin e Minoriteteve ne Shqiperi.
Respekti ndaj pakicave dhe Harmonia fetare jane dy sfera ku Shqiperia mund te perbeje nje model te mire edhe per Greqine !!! “
Presidenti i Greqisë Prokopis Duke folur dje nga Korfuzi , i është referuar sërish çështjes ‘minoritetit grek’ në Himarë.
Ai ka thënë se sjelljet brutale ndaj të drejtave të njeriut nuk mund të tolerohen.
Këtë e them edhe për fqinjët tanë, Shqipërinë, vendi me të cilin duam të kemi gjithmonë marrëdhënie të mira.
Pas sulmit diplomatik grek një ditë më parë, lidhur me miratimin e ligjit të pakicave kombëtare, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është përgjigjur duke i kujtuar homologut të tij Kotzias se është kërkuar një model prej tij.
“Të gjithë kolegëve, qofshin këta fqinj apo jo, përfshirë edhe Greqinë, gjatë këtyre dy viteve e gjysmë punë që është bërë për hartimin e këtij ligji, i kam kërkuar që të na parashtrojnë gjithashtu eksperiencën e vendeve të tyre. Ne kemi qenë dhe mbetemi të hapur për të studiuar çdo lloj modeli për pakicat, duke përfshirë edhe modelin grek, nëse një i tillë ekziston”, ka deklaruar Bushati.